Këtu është historia e një djali të vogël dhe e babait të tij. Eshtë historia e këtij djali të vogël, i cili për të ndihmuar të ëmën, - pasi i atii ka shkuar në luftë, - detyrohet të punojë lustraxhi. Këtu tregohet për një udhëtim me tren për një pendë të bardhë dhe për një mision sekret.
Kalila dhe Dimna, një nga librat më të famshëm që është shkruar ndonjëherë, një bestseller për pothuajse 2000 vite dhe një libër që ende lexohet me kënaqësi në gjithë botën. Ai është përkthyer të paktën 200 herë në 50 gjuhë të ndryshme.
“Enciklopedia e Tokës” ju ndihmon të kuptoni se pse planeti ynë është i papërsëritshëm. Në të do të gjeni përgjigje për të gjitha pyetjet që ju lindin për planetin ku jetojmë.
Autorët e këtij libri janë specializuar në fushën e botimeve për natyrën. Teksti i hartuar prej tyre plotësohet dhe gjallërohet me ilustrimet e biologut Román García Mora, i cili është specializuar edhe në fushën e ilustrimeve shkencore, duke iu përkushtuar sidomos rindërtimit paleontologjik, e mbi të gjitha, të dinozaurëve.
Shpikësit më të mëdhenj dhe idetë e historitë e tyre, nga më të pazakonshmet, te më të dobishmet, nga më të çuditshmet, tek ato që ndryshuan përgjithmonë botën dhe zakonet njerëzore do t’ju shpalosen te ky libër, autorët e të cilit do t’ju rrëfejnë për gjenialitetin e mendjes njerëzore.
Mos u ankoni që jeni trembur, sepse ky është NJË LIBËR QË TË TREMB, që të bën të hidhesh përpjetë shumë herë. Jemi në të njëjtin autobus drithërimash, që ndoshta e njihni, që tashmë është rrënuar dhe bllokuar në varrezën e makinave. Jashtë bie shi dhe katër fëmijë që kanë gjetur strehë aty, befas dëgjojnë një zë të mbinatyrshëm që tregon ngjarje...
Roberto Piumini, me këtë roman të shkurtër dhe magjik, na zbulon se dashuria nuk është vetëm një lidhje gjaku, por edhe një lidhje befasuese dhe e vërtetë mes njerëzve, që dinë të falin paqe, mbështetje dhe emocione te të tjerët.
Në pragun e Krishtlindjes, ndërsa të gjithë po festojnë, Lavinja, një shitëse e vogël shkrepësesh, po vdes nga uria dhe nga të ftohtit. Bëjini gati shamitë për të fshirë lotët! Në të vërtetë, jo! Bëhuni gati të qeshni, siç nuk ju ka ndodhur ndonjëherë teksa lexoni një libër, sepse historia nuk mbaron aspak siç mendoni ju.
Seria fantastike Autobusi i dritherimave vjen me vellimin e trete per lexuesit e rinj, te pasionuar pas romaneve thriller.
Ky eshte nje roman - rrefenje per kureshtjen dhe kurajon. Me ngjarjet që zhvillohen në një botë paralele të thurur me realizëm magjik, ky është një roman hipnotizues për hartat, legjendat dhe vajzat me kurajë të jashtëzakonshme.
Nga shkrimtari bestseller nr. 1 i New York Times, Xhejms Paterson, vjen një seri e shkëlqyer aventurash origjinale e mbushur me veprim, humor dhe ndjenjë!
“Liza në botën e çudirave” është historia e një udhëtimi në atë botë dhe aventurat e jashtëzakonshme ku përfshihet Liza e vogël i çojnë lexuesit në një aventurë të mrekullueshme, ku mund të qeshin, zbaviten, takojnë personazhe të jashtëzakonshëm dhe prej ku nuk duan të kthehen më kurrë prapa.
Hapësira të pamasa bore, pyje të dendur e të vetmuar: ja bota e Dhëmbit të Bardhë. Këtu, jeta për qenin-ujk, është një luftë e përhershme me urinë, duhet të vrasë që të mos e vrasin, është një betejë e pamëshirshme kundër kafshëve të të njëjtit lloj, por edhe një lojë dinake kundër keqtrajtimeve të njeriut. Dhëmbi i Bardhë duket sikur njeh vetëm urrejtjen...
I botuar në vitin 1880, ky roman tregon historinë e Hajdit të vogël, e cila mbeti jetime kur ishte vetëm pesë vjeç dhe, për këtë arsye, iu besua kujdesit të gjyshit, një burrë në pamje të jashtme i ashpër. Brenda një kohe të shkurtër, vajzës nis t’i pëlqejë jeta në malet zvicerane. Ditët i kalon së bashku me shokun e saj Peter, mes punëve të shtëpisë dhe...
Dashuria për vendin tënd, impenjimi për shkollën dhe punën, sakrificat, respekti për prindërit, mësuesit dhe autoritetet: këto janë vlerat që mbron me forcë libri “Zemër” dhe të cilat i ka kaluar në breza të panumërt fëmijësh. Botuar për herë të parë në Milano më 1886, romani u përhap shumë shpejt si romani më i famshëm për fëmijë i shkruar në Itali dhe...
E parapëlqyer për vite radhazi, ky roman klasik ndjek aventurat e Ana Shirlit, kokëkuqes energjike, e cila shkon të jetojë pranë një familjeje në Grin Grejbëlls dhe fiton zemrat e gjithë atyre që takon aty. Romani “Ana flokëkuqja”, është një nga më të paharruarit dhe njëkohësisht një nga më të këndshmit nën të gjithë letërsinë botërore.
Përrallat e Vëllezërve Grim, një trashëgimi e vyer e letërsisë për fëmijë, shërben si simbol i të gjitha përrallave botërore dhe si burim i pashtershëm i përrallave të shkrimtareve bashkëkohorë.
Kokëboshi në hënë është një nga tre librat e trilogjisë Qyteti i luleve të Nikollaj Nosovit. Libri i parë Kokëboshi dhe shokët e tij është përkthyer tashmë nga Botimet Toena.
Bileta e lotarisë është një nga romanet më të bukur të Zhyl Vernit. Ai ka skalitur me penën e tij historinë e Gulda Hansenit, norvegjezes së bukur, që pret me padurim lajme nga i fejuari i saj, i cili ndodhet në brigjet e peshkimit të Njufaundlendit.
Veprimi zhvillohet në Afrikën e Jugut, ku inxhinieri Mere kryen studimet e kimisë organike në shkëmbinjtë mineral depozitues. Heroi dëshiron të martohet me vajzën e pronarit të tokave zonjushën Alisës, por babai i saj refuzon, sepse pasuria e djaloshit nuk është e mjaftueshme për babain lakmitar. Siprien Merè, i dashuruar me Alisën dhe i nxitur prej saj,...
Romani, përveç notave epike, ka edhe nuanca romantike midis protagonistit dhe Nadias. Se ç’ndodh me fatin e tyre ju do ta gjeni në faqet e këtij libri.
Një rrëfim aq sa i dhimbshëm edhe plot humor, Djaloshi në fund të klasës është perspektiva e një fëmije mbi krizën e refugjatëve, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe mirësisë në një botë që nuk ka gjithmonë kuptim.
Në një libër aventurash drithëruese që të kujton librat më të bukur të Jules Verne dhe Robert Louis Stevenson, Kenneth Oppel krijon një botë të imagjinuar, në të cilën qielli është i populluar nga udhëtarë transkontinentalë, piratë dhe qenie që kurrë nuk do t'u shkonin në mendje njerëzve që vozisin në qiell. Bir i qiellit është një roman...