Dhurata ideale për fëmijët...
Për ata vogëlushë që duan tia nisin të lexojnë rrëfimet plot aventura të David Walliamsit, ky është libri i parë që duhet të ndalen, sepse këtu nisi fama e këtij shkrimtari të madh për fëmijë. Ky libër ka marrë vlerësimet maksimale sapo është botuar në vitin 2008 dhe prej vitesh arrin të fitojnë zemrat e miliona lexuesve të vegjël në mbarë botën
A më gjeni dot një vogëlush që nuk e njeh David Walliams!? Ai kësaj radhe është marrë me hallat. Nëse keni pasur ndonjë hallë ju, me siguri që ajo nuk ka qenë kaq e tmerrshme sa kjo halla që do të gjeni në faqet e këtij libri? Halla jonë nuk do t’iu lëjë të rrini rehat deri në orët e vona të natës
Mirëse vini në “Bandën e mesnatës”! Mesnata është koha kur shumica e fëmijëve flenë, përveç sigurisht... bandës së mesnatës! Pikërisht atëherë nisin aventurat e tyre, kur Tomi përfundon në spital me një goditje në kokë dhe takon edhe katër fëmijë të tjerë..... Banda jonë nuk duhet humbur kurrësesi
Hapni sytë! Kjo është një histori me tmerre. Plot e përplot me fjalë të shpikura. Ky libër iu kall datën dhe iu kthen njëherësh edhe buzëqeshjen, sapo të njiheni me Alfin, një djalë me zemër të madhe, por që ka frikë për vdekje nga dentistët. Duke e lexuar këtë libër do t’iu kërcasin dhëmbët nga frika dhe do t’iu shyhen nofullat prej gazit.....
Po kësaj radhe, çfarë ka shpikur në mendjen e tij xhaxhi Davidi? Ai na ka sjellë historinë e vajzës së vetmuar Kloeja që një ditë takohet me një endacak rrugësh, të cilit i vjen era një kilometër larg. Por edhe Qelbashi ka shumë sekrete për të cilat Kloeja do që të mësojë më tepër...
Nëse të ka ndodhur ndonjëherë që fëmija të qajë, apo të jetë i pakënaqur, edhe kur ia ke plotësuar të gjitha kushtet, - gjëja më e mirë është të lexojë këtë libër. Sepse i tillë është edhe personazhi ynë, Xho Spadin i ka të gjitha, por i mungon një shok. Ky libër është aq i thellë, dhe aq i vlefshëm saqë David Walliams ka ka lënë një tjetër magji për të...
“Njoha Hirnushe Terribraksin”, një miushe joshëse që banon në një varrezë dhe që sorollatet me një makinë varrimi...dhe u detyrova të merrja pjesë në një festë Hallouini me një menu... rrënqethese! Në libër do të gjesh edhe tërë të fshehtat për të organizuar një festë Hallouini!
Dhjetë histori tmerrësisht dëfryese. Nga autori numër një më i shitur në botë David Walliams. Një libër me ilustrime dhe ngjyra.
Kjo guidë "nga koka te këmbët" u përgjigjet të gjitha pyetjeve të vajzave gjatë periudhes së pubertetit.
Ky botim, bashkëudhëtar i "Libri i Trupit të Vajzave", bën radiografinë e ndjenjave tuaja të brendshme, nëse je e lumtur, e trishtuar, e inatosur, e stresuar, e ngacmuar, e frikësuar ose e kënaqur për recetat që ke marrë rreth dilemave si ta bëj këtë ose atë.
Udhëzues praktik për vajzat që fillojnë shkollën 9-vjecare. Gjithcka që ato duhet të dinë për tu përballur më mirë me më shumë detyra, mësues, shokë dhe shoqe.
Ky Libra t'i tregon të gjitha aftësitë që të duhen për të mbijetuar dhe lulëzuar në çfarëdolloj të papriturash
Ky është libri që ju ndihmon me truke dhe këshilla për të qenë e veçantë. Çdo vajzë e meriton të duket dhe të ndjehet e mahnitshme!
Në faqet e këtij libri do të gjeni këshilla të vlefshme, pyetje dhe histori të vërteta, që mund t'ju ndihmojnë për zgjidhjen e shumë problemeve brenda miqësive tuaja.
Keni degjuar ndonjehere per "sleep-overs' me siguri qe po. Ato jane festa qe mund te behen ne grup ose edhe vetem me nje mikeshë te ngushte
Është një nga romanet bashkëohorë më të vlerësuar në Greqi për moshat 13 vjeç e më të rritur.
Perla është një vajzë sportiste. Pasioni i saj i parë dhe i vetëm është vrapi, gjatë të cilit ndjehet shumë mirë. Ka një shoqe shumë të mirë, Allegra, me të cilën ndaj gëzimin, dhimbjen dhe kilogramë akulloresh. Ajo ka gjithashtu një reagim, por të çuditshëm sa herë përballet me Cesare n, një djalë pak më i madh në moshë se ajo, edhe ai i impenjuar me...
Mbretëresha e akullit, bazuar në një film Për Fëmijë, risjell gjithë historinë, si dhe tetë faqe me skena e ngjyra të marra nga filmi.
Oliveri u rrit ne nje familje eksploruesish dhe tani fillon aventura e tij me e madhe.
Në këtë Libra do të mësoni për jetën e ilirëve të lashtë, si ata prodhonin veglat e punës, shkrinin metalet, ndërtonin qytetet, anijet e shpejta, si punonin tokën dhe ruanin prodhimet bujqësore, si ishin veshjet e tyre etj.
“Po bëheni gati për udhëtim? Në këtë libër do të gjeni plot lojëra që mund t’i bëni në makinë, autobus, tren, avion...për të luajtur e për t’u zbavitur së bashku! Rrugë të mbarë, miq brejtës!”
Kush dëshiron të jetojë për mrekulli në një shtëpi, të veshë rroba të bukura e të pastra, t’ia kalojë mirë e bukur e të shkojë për çdo ditë në shkollë? Ndoshta të gjithë, përveç djaloshit Hakëlberi Fin.
Për Tom Sojerin kishte gjëra vërtetë më të rëndësishme se sa shkolla!
Një ndër komeditë më të njohura të Molierit, vë në dukje forcën e parasë dhe pushtetin që ka ajo ndaj njerëzve.
Romani “Evgjeni Grande” perben fillesen e “Komedise Njerezore”, e cila paraqet nje panorame te jetes pariziene pas renies se Napoleon Bonapartit me 1815.
Çfarë emocioni fëmijë: Do të zbuloni magjinë e Olges, vajzës së vogël prej letre: "Olga prej letre - Një udhëtim i jashtëzakonshëm", - roman i Elisabetta Gnone që vjen në shqip tregon historinë e vajzës së vogël që lindi në një ditë të ftohtë dimri në fshatin e Montetabës dhe një ditë u nis të takonte Auzolian, magjistaren, që ta kthente ne nje vajze...