Produktet më të shikuara
Sekrete të njerëzve të njohur e të...
Botimet Living ka si qëllim të qënurit sa më pranë shijeve dhe preferencave të lexuesit, duke i ofruar letërsinë më të mirë.
Ky roman konsiderohet si triller diabolik: askush dhe asgjë nuk është ashtu si duket. Lexuesi mbahet peng në çdo faqe të tij përmes agorafobisë, ankthit, depresionit, substancave abuzuese, vrasjeve, vdekjeve, etj. Që nga viti 2018, kur u hodh në qarkullim vazhdon të bëjë për vete qindra-mijëra lexues me fuqinë e tij.
Një roman mbresëlënës nga Gill Paul. “Gruaja sekrete”, një roman mbresëlënës dhe i shkruar shumë bukur, kapërcen pa mundim shekujt teksa e kaluara shkrihet me të tashmen në një histori të paharrueshme dashurie, humbjeje dhe ripërtëritjeje.
Pas një sërë kërkimesh, burimesh ekspertësh dhe intervistash të personave të brendshëm që nuk kanë folur kurrë më parë, Tom Baueri, biografi investigativ britanik, zgjidh rrjetën e ngatërruar të dramës në sallën e gjyqit, të politikës oborrtare dhe të ëndrrave të penguara të fëmijërisë, për të zbuluar një histori mahnitëse dashurie, tradhtie, sekretesh...
Një nga 100 librat mister & triller më të mirë të të gjitha kohëve nga shkrimtarja fituese e çmimit “Pulitzer”, Donna Tartt
Një roman indinjues, rebel, polemik, ideologjik. Vepra më e arrirë e Elsa Morantes
Me anë të kësaj metode ju: Hani nga ushqimet tuaja të preferuara sa të doni, kur të doni dhe sa herë të doni dhe do të keni peshën e duhur, pa mbajtur dietë, pa u ushtruar në palestër, pa përdorur forcën e vullnetit dhe pa u ndier të privuar.
Rrugëtimi do t’i çojë në një vend që rreh me ritmin e zemrës, të shqiptuar në të gjitha gjuhët e botës. Është Teshima, një ishull i largët në jugperëndim të Japonisë, ku ndodhet Arkivi i Rrahjeve të Zemrës.
Një autobiografi sa zemërthyese, aq edhe zbavitëse, nga ylli i serialeve “iCarly” dhe “Semi dhe Keti”, për vështirësitë e saj si aktore që në vegjëli, duke përfshirë çrregullimet e të ngrënit, varësinë dhe marrëdhënien e vështirë me nënën imponuese.
Libri më i bukur i vitit 2020 nga Oprah: Libri më i bukur i vitit 2020 nga Amazon.com Nominuar për çmimin "Locus" për vitin 2021: Libri më i bukur i ri nga "Barnes and Noble" për vitin 2020. Një jetë që nuk do ta mbajë mend askush. Një histori që nuk do të harrohet kurrë.
Aktorja e famshme amerikane Demi Moore rrëfen për herë të parë historinë e jetës së saj në një autobiografi të mbushur me emocione dhe të pathëna asnjëherë më pare. Libri “Jeta ime” është një histori mbijetese, suksesi dhe dorëzimi; një portretizim i sinqertë i jetës së saj, sa të zakonshme aq edhe ikonë.
“Kandidi ose optimizimi” nga Voltaire konsiderohet si vepra më e mirë e satirës që është shkruar ndonjëherë.
I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë, libri “Kapiten Koreli” është një roman i mrekullueshëm pasioni, politike dhe historie.
Një këndvështrim i ri i konceptit të shumëpërdorur dhe shpesh të keqkuptuar të karmës, i cili na drejton në rrugën e duhur për të gjetur lumturinë dhe ekuilibrin.
Libri “Katër erërat” na njeh me jetën gjatë Depresionit të Madh dhe njerëzit që e jetuan atë; me realitetin e ashpër që ndau një komb dhe me betejën “të kesh dhe të mos kesh”. Një portretizim i gjallë i Amerikës dhe ëndrrës amerikane, i parë me sytë e një gruaje të vendosur, kuraja dhe sakrificat e së cilës shënjuan një brez të tërë.
“Kështjella prej xhami” është një autobiografi e shkëlqyer dhe argëtuese, e cila do t’ju njohë me një familje sa të çuditshme, aq edhe unike. Ky libër portretizon mjeshtërisht një familje të veçantë, por shumë besnike. Xhaneta Uolls e tregon historinë mjeshtrisht në këtë roman.
SHËRIMINUK ËSHTË DIÇKAQË NDODHVETËM NJË HERËMund të nisë me një ngjarje, zakonisht me një humbje të papritur që trondit pritshmëritë për të ardhmen. Megjithatë, puna e vërtetë e ...
Femra është viktima e parë e realitetit të romanit. Skenat e veprës gërshetojnë tragjizmin, neverinë realiste, grotesken, komiken dhe dhimbjen se ajo që lexon është një realitet që përjetohet çdo ditë.
Fitues i çmimit “Pulitzer”, libri “Kleopatra” sjell në jetë gruan më intriguese të historisë së botës: Kleopatrën, mbretëreshën e fundit të Egjiptit. Pallati i saj vetëtinte nga oniksi, gurët e çmuar dhe floriri, e megjithatë ishte edhe më i pasur në intriga politike dhe seksuale. Përmbi gjithçka, Kleopatra ishte një stratege mendjehollë dhe negociatore e...
Colleen Hoover vjen me një roman të ri për lexuesit shqiptarë: Kockat e zemrës: Beja, një vajzë e rritur në varfëri dhe fqinji i saj i pasur Samsoni kanë shumë gjëra ndryshe nga njëri – tjetri, por i bashkon pasioni për trishtimin. Për të mësuar mbi sakrificat e Bejës për të vënë në vijë jetën e saj dhe me këtë histori të pazakontë dashurie, ju ftojmë të...
Botimet Living prezantojnë librin “Kopshti i harruar”, nga autorja bestseller Kate Morton. Ashtu si labirinti i kopshtit të harruar, edhe ky rrëfim është një oazë e paqtë, në të cilën rrezikon të përhumbesh...
Corina Bomann eshte konkurrente dinjtoze per nga stili dhe fama e saj me Lucinda Riley persa i perket sagave te saj fantastike. Lexuesi shqiptar e njeh ate permes romanit Kopshti nen driten e henes, vepren e cila e beri tejet te suksesshme ne tregun amerikan kete autore te njohur gjermane.
Edhe nje tjeter roman i Colleen Hoover vjen ne shqip nga Botimet Living: “Kujtimet e tij”. Permes ketij rrefimi vjen historia tronditese e nje nene te re, e cila kerkon te ndertoje nje jete shpresedhenese pertej pengesave qe i ka sjelle jeta.
Kur besonim te sirenat nga Barbara O’ Neal vjen në shqip nga Living si nje nga romanet thriller me te pelqyer te momentit: Motra e saj ka vdekur para 15 vitesh ne nje sulm terrorist, por papritur ajo shfaqet ne nje kronike televizive, - duke ndryshuar rrjedhen e gjithe ngjarjes dhe duke ndryshuar rrenjesisht historine e ketij romani te mrekullueshem
Ky libër është shkruar nga një neurokirurg brilant si Paul Kalinithi i cili në një moment të jetës mësoi se ditët e tij në këtë botë ishin të numëruara. Në përpjekjen për të lënë një gjurmë pas për vajzën e tij, për familjen dhe miqtë, la këtë libër memuar i cili mbi të gjitha është një rrëfim i rrallë mbi pyetjen thelbësore se çfarë e bën një jetë me vlerë?
Në këtë vazhdim të serisë "Throne of Glass", Celaena Sardothien, tashmë Kampione e Mbretit, përballet me dilema të thella morale dhe sekrete të errëta që kërcënojnë të shkatërrojnë gjithçka që ajo ka ndërtuar. Ndërsa përpiqet të ruajë fasadën e besnikërisë ndaj kurorës, ajo zbulon komplotet e rebelëve dhe forca të mbinatyrshme që kërcënojnë mbretërinë....
Colleen Hoover, autorja numër një më e shitur e “New York Times”-it me librat “Mbaron me ne” dhe “Fillon me ne” bashkon forcat me shkrimtaren po aq të suksesshme Tarryn Fisher, e njohur më së shumti për librin shumë të shitur “Tri gratë e një burri”. Së bashku, ato kanë krijuar një mister magjepsës dhe romantik, që nuk ngjan me asnjë tjetër. Libri “Kurrën...
NJË KLASIK MISTERI DHE DASHURIEDAPHNE DU MAURIER ËSHTË RRËFIMTARE E SHKËLQYER, QËLLIMI I VETËM I SË CILËS ËSHTË TË MAGJEPSË DHE TË LUAJE, DHE NË LIBRIN "KUSHËRIRA IME, REJÇËLLI", AJO ...
Një roman fenomenal nga mbretëresha e dramës kriminalistike, Martina Cole.