Kate Morton A-001226
Libër i ri
Botimet Living prezantojnë librin “Kopshti i harruar”, nga autorja bestseller Kate Morton. Ashtu si labirinti i kopshtit të harruar, edhe ky rrëfim është një oazë e paqtë, në të cilën rrezikon të përhumbesh...
89 Artikuj
Shtëpia Botuese | Living | |
| ISBN | 9789928216564 | |
Në vitin 1913, një vocërrake braktiset në një anije të nisur nga Anglia drejt Australisë. Ajo mbërrin atje fillikat, me një valixhe të vogël dhe një libër të mrekullueshëm me përralla. Vajza rritet nga kapiteni I portit dhe e shoqja, si të ishte vajza e tyre.
Në ditëlindjen e saj të njëzetenjëtë, ata i rrëfejnë të vërtetën. E tronditur dhe shpirtzbrazur, Neli vendos të gjurmojë identitetin e saj të vërtetë. Kërkimet e çojnë në çifligun Blekhërst, në brigjet e Kornuollit, Angli, dhe e vënë përballë sekreteve të familjes aristokrate Montrashe.
Mozaiku plotësohet vetëm pasi mbesa e saj, Kasandra, i rinis kërkimet pas vdekjes së Nelit. Si një rrëfenjë magjepsëse, plot mistere e të fshehta, “Kopshti i harruar” do të marrë në dorë frerët e imagjinatës suaj, për të mos i lëshuar më kurrë.
“Një lexim i gjatë, plot ëndje dhe imagjinatë.”
- The Daily News
“Mortoni e kalon lexuesin rrëmbimthi nga skena në skenë, herë duke na trembur e herë duke na tronditur, por gjithmonë duke na mbajtur frymën pezull.
- Star-Telegram
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 476 |
| ISBN | 9789928216564 |
| Titulli origjinal | The Forgotten Garden |
| Vendodhja | 2019 |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Jorida Dardha |
| Roman | Sagë&Histori |
Një mbrëmje mesvere, pas një feste të bukur me qindra të ftuar, familja Edëvejn zbulon se vogëlushi i tyre njëmbëdhjetëmuajsh, Teoja, është zhdukur pa asnjë gjurmë. Ai nuk gjendet kurrë, duke e lënë familjen të shkatërruar dhe shtëpinë të braktisur.
Një histori dashurie dhe një vrasje e mistershme që hedhin hije ndër breza, që nga Anglia e viteve 1860 dhe deri në ditët tona.