Kërko më tej
Subcategories
Me një ekuilibër të përsosur midis emocioneve, ironisë dhe origjinalitetit çarmatosës, Justine Lévy na dhuron një histori të pasionuar të amësisë, aventura më intime dhe unike e shpirtit njerëzor.
Kalifja, një nga kryeveprat e shkrimtarit italian Alberto Bevilacqua, po sheh për herë të parë dritën e botimit në gjuhën shqipe.?
Ky roman është i krahasueshëm me veprat e Philip Roth-it dhe Saul Bellow-t. Një sagë e guximshme dhe e larmishme për ritualin dhe lirinë, dashurinë dhe luftën, seksin dhe tradhtinë, e vendosur në lagjet e pasura të Romës bashkëkohore. E përditshmja italiane e quajti librin “Me qëllimet më të këqija”, një roman të rrezikshëm. “Që në titull,- shkroi La...
Romani shpalos një sërë temash të reja dhe të panjohura për historinë dhe letërsinë shqiptare, e shumë prej tyre, të pa trajtuara dhe të panjohura, edhe për letërsinë dhe historinë evropiane.
Kopertina, e punuar me mjeshtëri, mbështjell faqet e zverdhura nga koha. Me lëvizje delikate dhe të kujdesshme, Sofia çik lëkurën dhe letrën, për të restauruar librin dhe për t’i kthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.
Jashtë skene, që fillimisht njohu dritën e botimit në numrat e gazetës "Yeni Istanbul", të vitit 1950, u botua për herë të parë si një vëllim i vetëm më 1973. Ai është pjesë e një trilogjie, bashkë me dy romanet e tjera "Kënga e Mahurit" dhe "Paqja".
Një roman klasik karakteresh. Një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë. Një roman që ngjason me një pikturë të Hieronymus Bosch-it, por që mban në kopertinë fragmentin e një pikture të Helidon Halitit. Një roman nga shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur grek Kostas Mourselas që nuk përshkruhet. Lexohet. Madje shijohet.
“Një libër i madh, ambicioz, i shkëlqyer, i guximshëm, argëtues dhe befasues, është romani i Anlgisë sot, pasuruar me letërsi... Vepër mallëngjyese e një autoreje që i njeh tej e tej si njerëzit dhe romanet.”
Një roman që sjell në tjetër botë dhe qasje ndaj besimit të tjetrit, i mbushur plot trille dhe fantazi. Zhvishuni nga hamendësimet dhe hapeni mendjen për një udhëtim aventurier, të paparashikueshëm, intensiv dhe emocional.
Një roman magjepës nga Romain Gary; një botë mistike, ku personazhi 200 vjeçar nuk vdes nëse nuk shfaqet në këtë botë një dashuri siç ka dashur dikur Fosko Zaga. Me një sfond historik, në kohën e Katerinës së Madhe të Rusisë, ky roman i Romain Gary shfaq një prej majave të veprave të tij, por edhe të letërsisë franceze të gjysmës së dytë të shekullit të XX
Vjen në shqip romani i dytë i sagës “Udhëtarja e kohës”, nga Diana Gabaldon.
Të njëjtat aspirata ziejnë në Kosovë pas luftës së dytë botërore. Kjo pasqyrohet qartë në romanin“Varrë në zemër”
Dashuria, urrejtje, lumturia, dëshpërimi, morali, imoraliteti, lakmia dhe sakrifica, gjithë virtytet e dobësitë e karakterit njerëzor shtjellohen mjeshtërisht në këtë roman grotesk, të shkurtër, por të përsosur, të autorit të madh anglez të shek. XX, vepër që shkëlqen me një dritë të errët në krijimtarinë e gjerë të Graham Greene.
Një roman historik që sjell historinë e Shqipërisë menjëherë pas tërheqjes së ushtrisë fashiste të Musolinit dhe ardhjes së nazistëve. Shqiptarët strehuan italianët që mbeten në udhëkryq, duke i mbrojtur nga ndëshkimi i ushtrisë gjermane
Kjo histori dashurie është një vështrim tejet i thellë në zemrat dhe në mendjet e tre njerëzve, të cilët në të njëjtën kohë janë të detyruar të veprojnë përtej mundësive të tyre. “Një martesë amerikane” është një kryevepër e rrëfimit, një vështrim intim i thellë në shpirtrat e njerëzve që duhet të përballojnë të kaluarën, duke ecur përpara, me shpresë e...
Viktor Hygoi është dhe mbetet një shkrimtar i madh përparimtar i shekullit XIX, në letërsinë frënge dhe atë botërore, dhe vepra e tij madhore “Të mjerët” është një gur i çmuar në kurorën e kryeveprave të shkruara deri më sot.
Ky roman dha shenjat e para të gjenisë së Dostojevskit, pas të cilit do të vinin kryevepra të tilla si “Vëllezërit Karamazovë” apo Idioti”. Mjeshtror në rrëfim, tronditës në ngjarjen që rrok, ky libër u përkthye nga Nazim Saiti në vitin 1978, teksa ndodhej në burgun e Burrelit
Një roman brenda romanit. Një subjekt kompleks që na fut në skutat e tij për të na shpalosur një botë të brendshme e të vuajtshme të një personazhi sa të fortë e të qëndrueshëm, në dukje, aq edhe të dhimbshëm dhe të rrënuar.
Një subjekt që të mban peshë, një rrëfim plot të papritura, një stil i pasur e i rrjedhshëm, i përpunuar, ku nuk mungon humori e situata nga më të habitshmet.
Një roman psikologjik, i analizave të thella, i zhbirimit të skutave më të fshehta të ndërgjegjes së qenies njerëzore.
Një roman psikologjik, i analizave të thella, i zhbirimit të skutave më të fshehta të ndërgjegjes njerëzore.
“Engjëj të armatosur” i Diana Çulit është romani i saj më i arrirë
... dikush ka humbur qenin, një tjetër ka humbur gruan, të tjerë kanë humbur vehten...
“Klubi i Bakllavasë”, libri që mbyll sagën e librave me detektivin osman, Jashim – nga shkrimtari dhe historiani anglez, Jason Goodwin. Aventurat e detektivit Jashim mbyllen me këtë libër, duke u dhënë përgjigje shumë pyetjeve që ngrihen në katër librat e parë të ardhur në gjuhën shqipe
ALPER CANIGÜZ, me një gjuhë të gjallë dhe tërheqëse, rrëfen historinë e një pesëvjeçari filozof dhe çamarrok, i cili, me avantazhin që i jep mosha, hyn e del nga çdo vend, duke i dhënë frymën e tij atmosferës së lagjes që rrethon atë si personazh kryesor dhe subjektin e romanit. “Alper Kamy” është një vepër e përkorë, që gërsheton me mjeshtëri të pashoqe...
E parapëlqyer për vite radhazi, ky roman klasik ndjek aventurat e Ana Shirlit, kokëkuqes energjike, e cila shkon të jetojë pranë një familjeje në Grin Gejbëlls dhe fiton zemrat e gjithë atyre që takon aty.Romani "Ana flokëkuqja" është një nga më të paharrueshmit dhe njëkohësisht një nga më të këndshmit në të gjithë letërsinë botërore.