Kërko më tej
"Përcaktimi i kufijve të këtij studimi, duke pasur parasysh nacionalizmin shqiptar, organizimin social dhe pozitën e shqiptarëve në strukturat shtetërore turke, e bëri të domosdoshëm zgjerimin e librit si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga shtrirja historike." - Autoria
Në këtë libër, autori nënvizon punën këmbëngulëse të atdhetarëve shqiptarë për ta rreshtuar vendin e tyre në krah të palës së fituar, si dhe krijimin e miqve të Shqipërisë. Silajxhiçi i kushton vëmendje edhe ndikimit të shoqërisë "Vatra" mbi delegacionin amerikan në Konferencën e Paqes dhe rrjedhimisht qëndrimit amerikan për këtë çështje.
Historia e Shqipërisë në v. 1912-1929, në këndvështrimin e historianit francez të problemeve të Ballkanit. Lidhja e Kombeve dhe Shqipëria, roli i A. Zogut, politika italiane, etj përbëjnë tematikën e këtij libri.
Një libër i shkëlqyer mbi historinë tonë, që fillon me Shqipërinë e para Kongresit të Berlinit, luftën për autonomi, Luftën I Botërore, çështjen Adriatike etj., e deri në ngritjen e mbretërisë shqiptare.
Një libër i ri i suksesshëm në serinë e Historisë së Europës Lindore Qendrore... Për të kuptuar kompleksitetin e historisë së Ballkanit, nuk ka mjet më të mirë. Studentët dhe mësuesit e historisë do të kenë në dorë një libër me shumë vlera. Slavic Review
Studimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) na çon në konkluzionin e qartë se kjo luftë është faktor themelor që siguroi pavarësinë e vendit. Kjo tezë e historiografisë shqiptare gjen përkrahje të gjerë në popull.
Ky libër, i shkruar midis luftërave të shkuara dhe konflikteve të ardhshme, ndërthur refleksionet e teoricienit me reportazhin e madh të një "pesimisti aktiv" si Bernard Kushner gjatë aktiviteteve të tij në misionet në Kosovë dhe Irak
Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.
Përmbajtja e librit ndjek veprimtarinë e Ministrisë së Arsimit dhe pasqyron aktivitetin e kryer në zonat që përfshin shteti, si në qeveritë e para, kur shteti shtrihet në vetëm disa nga qytetet e sotme, ashtu edhe në qeveritë e fundit, kur pjesë e Shqipërisë janë edhe Kosova e Tetova.
Nje libër me përjetime personale i tre muajve më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisënë fund të shekullit XX. Këto tre muaj prodhuan klasën politike që drejton emde Shqipërinë.
Ky libër sjell një konribut me shumë vlera historiko - shkencore dhe diplomatiko - politike në studimin e historisë së Shqipërisë të periudhës ndërmjet dy luftrave dotërore.
Libri "Lidershipi i John F. Kennedy" rendit parimet thelbësore që karakterizuan Kennedy n përgjatë gjithë jetës e karrierës së tij dhe ofron këndvështrime të mprehta e depërtuese, që do t'u shërbejnë mjaft udhëheqësve të sotëm, teksa përpiqen të krijojnë trashëgiminë e tyre përparimtare.
Ky është studimi i parë në Shqipëri pas 100 vitesh për administrimin e Shqipërisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Në libër trajtohet konflikti Austri-Italia për Vlorën dhe për integritetin e Shqipërisë politike në fillim të kësaj lufte. Vlora konsiderohej për Austrinë, me e rëndësishme se e gjithë Serbia, madje quhej porti me i rëndësishëm...
Në këtë libër trajtohet roli i ilirëve në krijimin e kombeve të Evropës, si dhe roli i gjuhës shqipe në lindjen e gjuhëve evropiane. Pra katër janë tezat që diskutohen: Substrakti pellazgo-ilir i Evropës prehistorike dhe antike: Origjina pellazgo-ilire e kombeve antike evropiane duke përfshirë atë romake dhe atë para-greke dhe antike-greke: Origjina ilire...
Diana dhe Zana është një përmbledhje shkrimesh kulturhistorike, ndoshta e vetmja në llojin e vet ndër botime shqiptare. Në të përmblidhen ese etnolinguistike, shkruar në moshë të re nga autori. Kontribute të çmuara shkencore që hedhin dritë mbi autoktoninë, po edhe mbi bashkëjetesën dhe marrëdhëniet e pandërprera të etnisë sonë me simotrat e saj.
Unë kam thënë se pas mendjes dhe besimit tim, dikur gjithçka ishte një kaos, toka, uji, e zjarri gjithë së bashku; dhe me kohë këto formuan një masë, njëlloj si formohet djathi në qumësht, dhe brenda djathit u formuan krimbat që ishin ëngjëjt'' Carlo Ginzburg.
Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti"e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri - tjetrin ose i janë kundërvënë njëri - tjetrit gjatë shekujve: grekë, serbë, bullgarë, rumunë,...
Në parathënien e veprës "Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri" më 1996-n, Bernd Fisher shkruan se kur vepra u botua për herë të parë në vitin 1984, këndvështrimi ndaj mbretit Zog konsiderohej politikisht i papranueshëm për regjimin e Enver Hoxhës. Qysh atëherë populli shqiptar ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie...
"Një ankth gjysëmshekullor", është dëshmia jo e një, por e disa "brezave të humbur" dhe, ç'është më tragjikja, është dëshmia e një kohe fatalisht të humbur për atdheun tonë të martirizuar e të nëpërkëmbur gjatë shekujve.
Në këtë libër, studiuesi i njohur Bernd Fischer ofron një panoramë të gjerë e të qartë të sundimit të Ahmet Zogut në Shqipëri. Bernd Fischer-i, ndonëse e ka trajtuar historinë e Ahmet Zogut në tërësi - në pjesën më të madhe të monografisë ai është përqendruar te veprimtaria e tij si burrë shteti si ministër, kryeministër, kryetar i Republikës dhe mbret i...
Ky libër prezanton teoritë e shkollave kryesore të mendimit në marrëdhëniet ndërkombëtare (liberalizmi, realizmi, marksizmi, konstruktivizmi), si dhe shpjegon tre nivelet e analizës për t'i kuptuar ato (sistemin ndërkombëtar, shtetet dhe individët).
Në këtë vëllim, autori ka paraqitur regjimet autoritare që janë vendosur në Ballkan përmes pasqyrimit të krerëve të këtyre regjimeve. Autori ka përshkuar një horizont të gjerë kohor, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, nga vendosja e diktaturave të djathta mbretërore deri në mbizotërimin e tiranisë sipas modelit stalinist.
Në fund të vitit 1948, kur u mor vendimi përfundimtar rreth të ardhmes së Europës, "integrimi evropian perëndimor" pa Britaninë ishte i papranueshëm sipas Uashington-it. Por kundërshtimi i hapur i Britanisë për përfshirjen e saj në integrimin europian, i deytroi zyrtarët amerikanë dhe francezë që ta çonin vetë përpara projektin për "Bashkimin Evropian",...
Biografia e parë politike e Mbretit Zog dhe kohës së tij në anglisht, në Shqipërinë midis dy luftërave.
Libri i Cohen argumenton se Millosheviçi ishte një politikan oportunist, i cili shfrytëzoi përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike mes serbëve dhe shqiptarëve dhe nëpërmjet manovrave politike ia arriti të qëndronte në pushtet për më shumë se 13 vjet.
Pse kombet shkojnë në luftë është unik. Reflektimet dhe argumentet e autorit janë ndërtuar mbi 10 çështje studimore, mbi të cilat ai bën një analizë të thellë të arsyeve të luftërave të kohëve moderne, duke nisur që nga Lufta e Parë Botërore deri në ditët e sotme.
Mustafa Qemal Ataturku i shkon për shtat modelit të njeriut të fortë të Ballkanit si në dukje ashtu edhe në përmbajtje. Ataturku u lind në Ballkan, bëri emër në ato vise përgjatë Luftës së Parë Botërore dhe kur erdhi në pushtet, politika e tij e jashtme u përqendrua kryesisht mbi Ballkanin, madje shkoi deri aty sa u bashkua me Antantën ballkanike në vitin...
Ky libër është një përmbledhje e studimeve akademike në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Austrisë gjatë gjithë historisë. Ajo fillon me themeluesit e disiplinës shkencore të Studimeve Shqiptare, duke lëvizur më tej në disa diplomatë austriakë dhe udhëtarët kërkimorë, qëllimi i të cilit ishte eksplorimi i plotë dhe regjistrimi sistematik i jetës së...
"Periudha e shkurtër nga viti 1943 deri në vitin 1945, ishte një periudhë kritike për Europën, që dëshmoi për betejat e mëdha përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore, humbjen e Italisë dhe Gjermanisë, fazat e para të rimëkëmbjes pas luftës dhe fillimin e një epoke të re."