Një roman tejet i fuqishëm për forcën therëse të jetës, që magjeps dhe mallëngjen lexuesin. Fitues i çmimit “Strega” në Itali.
“Shtatori”, me ngjarjet që zhvillohen në Skoci, fillon në maj, pasi po përgatiten ftesat për një ballo që do të mbahet në fund të verës. Shtatori është një muaj i jashtëzakonshëm në Skoci, kur vera e shkurtër, e lavdishme po mbaron dhe tashmë dimri ngjyrë gri do t’i zërë vendin.
Vila e Pëlhurave i hap sërish dyert! Mbërrin vëllimi i katërt e i shumëpritur i sagës më të shitur të Anne Jacobsit. Një sagë që vazhdon të mahnisë dhe emocionojë miliona lexues në mbarë botën.
Një epikë intime, e pashlyeshme, Gurë dhe Hije bashkon fragmente jo vetëm nga historia turke e shekullit të njëzetë, por edhe nga Perandoria Osmane, Lindja e Mesme dhe Evropa. Së bashku ata formojnë një tablo befasuese të një shoqërie të pasur, komplekse që përfshin të krishterë, myslimanë sunitë, turq, kurdë dhe armenë.
Histori të patreguara më parë për tre vajzat e liderave më të pushtetshëm në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore. Konferenca e Jaltës dhe fati i botës i treguar nga një perspektivë unike nën penën e autores Catherine Grace Katz.
Elif Shafaku na dhuron një afresk të paharrueshëm të qytetit mbi Bosfor, prej nga nxjerrin krye një mijë fytyrat e një toke që të josh pa fund. Libri vjen ne treg per lexuesit pas dates 15 nentor 2023
Një histori e parezistueshme, herë komike dhe herë prekëse, që përzien lehtësinë dhe thellësinë, hijeshinë dhe butësinë, duke zbuluar marrëdhënien tonë me dhembjen, që pastaj është marrëdhënia jonë me veten.
Kjo sagë e mrekullueshme familjare është një prej atyre romaneve të rralla, ku personazhet e veçanta janë dhënë në mënyrë të shkëlqyer, ngjan sikur janë shokët e tu të ngushtë dhe ti ndihesh mirënjohës që je në orbitën e tyre. Rrëfimi të shtyn ta marrësh aq shtruar leximin, sa do të doje që libri të mos mbaronte. Në fund, ama, s'keni për t'i mbajtur dot...
Shkrimtarja e miliona kopjeve të shitura me librin “Vajza pa emër” sjell për lexuesit romanin e ri, “Trëndafila të humbur”, në qendër të të cilit janë tri gra të guximshme gjatë Luftës së Parë Botërore
Duke rendur nëpër dekada, tri romanet e para të John Updike. "Lepur, vrapo", (1960). "Lepuri kthehet" (1971) dhe "Lepuri është i pasur" (1981) - shpërfaqin Amerikën e klasës së mesme në të gjithë lavdinë e saj jo të përkryer. "Lepuri prehet" (1990), i fundit dhe fituesi i çmimit Pulitzer 1991, e vazhdon këtë shpërfaqje të shkëlqyer. Përveç kësaj, ai...
Ky botim në shqip i vëllimit II të Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançes, - veprës së konsideruar si romani i parë modern dhe polifonik, një ndër kryeveprat e letërsisë,- e bën të plotë ripërkthimin në shqip pas 100 vjetësh.
"Joyce rrëfen një histori të mahnitëse të magjisë, hakmarrjes dhe romancës në botën ende të pa eksploruar të Azisë. "Toka e rërës dhe këngës" është shkruar bukur me personazhe bindëse dhe nuk do ta keni të lehtë të lëshoni nga dora."
“Xheni Gerhardt” doli në dritë në tetor të 1911. Drajzeri pati heshtur si romancier për më se dhjetë vjet, pas një sërë fatkeqësish që iu desh të përjetonte mbas botimit të romanit “Motra Keri”. Duke u marrë me gazetari, Drajzeri përpunonte mendimet për këtë krijim të ri dhe mblodhi për të një sasi të madhe e të rëndësishme materialesh.
Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin...
Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës. Gjatë muajit janar, që përkon edhe me ditëlindjen e autorit, do të kemi për lexuesit e pasionuar pas këtij...
Shkrimtari i suksesshëm i librit "Një xhentëlmen në Moskë dhe S mjeshtri i letërsisë gjithëpërfshirëse dhe të sofistikuar rikthehet me një roman stilistik të mrekullueshëm.
Shtepia Botuese “OMBRA GVG” sjell ne shqip romanin e nje shkrimtareje dhe politikaneje te njohur qipriote Rina Katselli, i cili trajton temen e pandemise dhe pasojat traumatike qe shkaktoi ne jeten e cdo individi dhe shoqerive tona.