I ri Anja – Mediaprint Shiko më të madhe

Anja – Mediaprint

Ahmet Premçi MEP0267

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ahmet Prençi sjell për lexuesit një histori bashkëkohore me një mozaik historish të vërteta. Romani “Anja” është vlerësuar me çmimin “At Gjergj Fishta”. Libri është botuar në Turqi nga Shtëpia Botuese “Artprint”

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928086648

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Çfarë nuk bëjnë njerëzit për të mbajtur familjen, për të mbështetur dashurinë, për të mundësuar pasardhësin. Për të arritur atë ekuilibrin e përsosur që lidhet me vijimësimë si një nevojë njerëzore. Por jo Anton Hila...

Anton Hila ka dështuar në dashuri. Ia kanë prerë në mes ëndrrën për të qenë përjetësisht me të zgjedhurën e tij. Në një moment desh të imitonte Ana Kareninën që nga dhimbja u hodh në rrotat e trenit, por e shpëtoi një lypsar që i hapi një dritare duke i rrëfyer historinë e vet. Sidoqoftë, ngjarja i la gjurmë. Kurrë më nuk do të lidhej aq fort me një grua. Por rreziku i thyerjes së dashurisë është edhe në qofsh në krah të vajzave të mira, edhe pa qenë asfare ne dorën e tyre. A nuk i kishte ndodhur edhe atij kështu? Ndaj larg dashurisë, larg vajzave të mira.

Me këtë bindje ishte kur u njoh me Anjën, me këtë bindje mbeti edhe kur ajo tashmë ishte larguar ama po të mos kish ikur larg e pa adresë, me siguri bindja do t'i ishte thyer. Anja sidoqoftë, mbeti një peng e pasion i fshehtë e i pambarimtë...

Kësisoj, Anton Hila mbeti vetëm pa qenë i vetmuar. Mungesën e familjes ia ekuilibronte puna, miqtë, librat. Por a është ekuilibri i përsosur?

Për bilancet e një jete që bëhen në fund, për rrugëtimin, udhëkryqet dhe kthesat e paparashikuara; për vijimësinë si nevojë pavarësisht fijeve të këputura…

Vlerësime për librin

“Anja”, si tribut për dashurinë / Liridon Mulaj

Romani “Anja” i Ahmet Prençit, është sublimiteti i njeriut që dashuron njeriun e më pas vuan për këtë dashuri,  paradoks i cili paraprin dramat e mëdha, pa të cilat jeta nuk do të kishte asnjë kuptim, po ashtu as letërsia…

 

“Anja”, risi në prozën shqipe / Arben Çejku

“Anja”, është një prozë e realizuar bukur artistikisht dhe përbën një befasi për të gjithë ata që do ta lexojnë. Konceptet filozofike të Ahmet Prençit për vazhdimësinë e jetës, për familjen dhe shtetin e së drejtës, të shprehura aq qartë në romanin “Anja, e bëjnë këtë një vepër letrare që sjell risi në prozën e sotme shqipe.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928086648
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori