Përmes rrëfimeve të Anna-s, libri eksploron temat e humbjes, rivendosjes së vetes dhe gjetjes së lumturisë nëpërmjet ndjekjes së pasionit personal. Duke u përballur me sfida dhe pengesa në rrugën e saj, Anna zbulon se vërtetësia dhe përkushtimi ndaj vetes janë thelbësore për të arritur lumturinë.
Poezia vjen si rezultat i një gjendje shpirtërore të lartë prandaj edhe ky botim special sjell ajkën e poezisë spirituale, të realizuar nga mjeshtrat botëror. Poeti dhe përkthyesi Genci Muçollari ka përzgjedhur krijimet më të mira që gjendjen në të gjitha kulturat botërore, që nga Krishtërimi, budizmi, hinduizmi, bektashizmi dhe deri tek poetët modernist...
Tantra moderne, që kombinon seksualitetin me shpirtëroren në një situatë praktike tokësore, mund të bëhet një mjet i përkryer për të ngritur në nivele më të larta, kënaqësitë që rrjedhin nga bashkimi seksual.
Shtepia botuese Muza sjell librin e parë të serisë “Creek Canyon”, - nje bestseller absolut i The New York Times
Një roman i guximshëm dhe realist, “Mbaron me ne” është një histori e paharrueshme dashurie.
Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara.
Një roman jashtëzakonisht romantik dhe trazues, i cili mbart personazhe të një pafajësie verbuese dhe një gjuhë të dëlirë dhe fisnike.
Dashuria është gjithçka – nga pasioni i marrë te mirëkuptimi dhe butësia. Ky libër i vogël është një himn kushtuar dashurisë në tërë format e saj – një dhuratë e bukur për një njeri të mrekullueshëm.
Thuaj yjet s’janë zjarr/Thuaj dielli u shua/ Thuaj jeta është varr / Por mos thuaj qës’të dua.
Amber Uokeri dhe vëllai i saj pak më i madh në moshë, Xhejku, kanë një baba të dhunshëm. Një natë Liami, shoku i ngushtë i Xhejkut, i cili banon përballë tyre, e sheh Amberin duke qarë në dhomën e vet dhe hyn nga dritarja për ta qetësuar. Pas asaj nate, raporti midis Amberit dhe Liamit ndryshon.
Nje tjeter romance magjike nga mbreteresha italiane e romances, Anna Premoli vjen per lexuesit shqiptare. Padyshim, autore bestseller ne Itali por edhe ne Shqiperi me romanet e saj.
Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.
Autorja më e shitur nr. l sipas gazetës New York Times, Johanna Lindsey, na ofron këtë romancë "të dorës së parë" (Daily News) përmes një rrëfimi vezullues dhe të pasionuar mbi vajzën e një konti që duhet t'i mbushë mendjen një viskonti misterioz të martohet me të dhe t'i japë fund hakmarrjes kundër të vëllait. Një duel mund të konsiderohet çështje nderi,...
Për gati 750 vjet poezia i tij ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë miliona njerëz anembanë botës, me mjeshtërinë e fjalës poetike, shpirtin e besimit, fshehtësinë e ritit, hyjnoren, mistiken dhe thellësinë e mendimit filozofik.
Vjen për herë të parë i shqipëruar nga gjuha origjinale “100 vjet vetmi”, një nga kryeveprat e letërsisë botërore të shekullit të XX. Pas një përvoje të gjatë të përkthimit nga gjuha spanjolle, Mira Meksi sjell magjinë e vërtetë të Marquezit, e cila nuk është shijuar siç duhet deri më sot nga lexuesi shqiptar
A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?” Këtë vëzhgim goditës të trilleve të zemrës bën...
Faqet e librit janë të mbushura me vrasje, intrigë e histori dashurie, që lexohen me një frymë. Si vetë qyteti i New Orleans, edhe Claire Laurent është një bukuri të gjallë me një bukuri të pakapshme. Themeluese e French Silk, një kompani e famshme, ajo ka luftuar shumë për ta bërë atë të suksesshme në të gjithë botën. Pastaj një shoumen evangjelist...
Hijet e Grejit e vijojnë aventurën e tyre me marrëdhënien seksuale mes Anës dhe Kristianit, e cila ndryshoi radikalisht jetën e tyre. Veç pasionit të zjarrtë nisin ankthet, makthet dhe rrisqet për personazhet tona…
Të gjithë ata që janë dhënë pas telenovelës turke me të njëjtin titull, tani kanë mundësinë që të lexojnë librin, të sapo botuar në shqip, të autorit të njohur Halit Ziya Uşakligil, një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë turke në shekullin e XX.
Një roman klasik karakteresh. Një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë. Një roman që ngjason me një pikturë të Hieronymus Bosch-it, por që mban në kopertinë fragmentin e një pikture të Helidon Halitit. Një roman nga shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur grek Kostas Mourselas që nuk përshkruhet. Lexohet. Madje shijohet.
“Katër letra dashurie” është një roman për fatin, pranimin e tij, për tragjeditë dhe mrekullitë e jetës së përditshme.
Një pamje e gjallë e kënaqësive dhe zhgënjimeve të jetesës brenda botës së ngujuar të Venecia… dhe një sekret i Vivaldit të famshëm.
Një roman i shkëlqyer, në të cilin na rrëfehet me një vërtetësi dhe lirizëm të hollë jeta e vërtetë e një prej geishave më të njohura të Japonisë.
Një eksplorim tepër i arrirë i moshës së adoleshencës dhe dashurive të rinisë
Për herë të parë vjen një përmbledhje e plotë në shqip e mençurisë poetike të Rumit. Këtë botim e përzgjodhi dhe e shqipëroi Edin Lohja
Shkrimtari bashkëkohor rus Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romani "Fantazitë e një gruaje", fitues i çmimit "Bukerov" në Rusi, është shpallur romani më i mirë i vitit, duke u botuar në tirazhe me qindra mijëra kopje, njëkohësisht është përkthyer në shumë vende të botës.
Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romanet e shkrimtarit bashkëkohor Anatoli Toss: "Fantazitë e një gruaje" e "Një histori amerikane", të nominuar në Rusi për çmimin prestigjioz "Bukerov", janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, ku sikundër në vendin tonë, kanë njohur sukses botimi.
Ky është një nga romanet më të suksesshme të Paolo Coelhos dhe një prej librave më të shitur në botë përgjatë këtij shekulli. Briliant në rrëfim, magjik dhe i thjeshtë në mënyrën sesi komunikon me lexuesin. Është një gjetje fantastike për dhurata për të dashurit apo miqt tuaj. Alkimisti nuk duhet humbur kurrësesi. Toena e sjell ne botim special, me kapak...
NGA AUTORJA E BESTSELLERËVE #1 E NEW YORK TIMES “PEOPLE WE MEET ON VACATION” dhe “BOOK LOVERS”!
Edhe nje tjeter roman i Colleen Hoover vjen ne shqip nga Botimet Living: “Kujtimet e tij”. Permes ketij rrefimi vjen historia tronditese e nje nene te re, e cila kerkon te ndertoje nje jete shpresedhenese pertej pengesave qe i ka sjelle jeta.
“Jehonat e Parisit” janë një dokument me interes të madh që mbulon një aspekt të romancierit luzitan të panjohur deri më sot nga publiku i gjuhës kastilajne. Eça është një shtegtar me kulturë të gjerë, që zotëron si askush tjetër mjetet e ironisë.