Niall Williams PE0109
Libër i ri
“Katër letra dashurie” është një roman për fatin, pranimin e tij, për tragjeditë dhe mrekullitë e jetës së përditshme.
1 Artikull
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789994383922 | |
Pjesë nga libri:
“Kur isha dymbëdhjetë vjeç, Zoti i foli tim eti për herë të parë. Zoti nuk i tha shumë gjëra. I tha të bëhej piktor dhe e la me kaq, duke u kthyer në vendin e tij mes engjëjve të vështronte përmes reve poshtë qytetit gri, për të parë se çfarë do të ndodhte. Në atë kohë, im atë ishte nëpunës. Ishte një burrë i hollë, i gjatë dhe energjik, me kockat e gollganëve aq të mprehta sa mend i çanin lëkurën...”.
Thanë për librin:
“Katër letra dashurie” është një roman për fatin, pranimin e tij, për tragjeditë dhe mrekullitë e jetës së përditshme. Pjesa më e madhe e tij është një rrëfim i paharruar për fuqinë ndriçuese të dashurisë. “Rastësisht ju keni fatin e madh të lexoni një roman që do t’ju përfshijë si të ishte një triller dhe do të dëshironi të mos i vijë fundi kurrë… por në fund fare ju lë një shije gëzimi… Rrëfimi i Williams shpaloset me një hijeshi lirike. Romani rrjedh me kurajë dhe qartësi drejt një pohimi mbresëlënës të magjisë, mrekullisë dhe fuqisë së dashurisë njerëzore”.
The Times
| Faqe | 350 |
| ISBN | 9789994383922 |
| Titulli origjinal | Pegi |
| Viti i Botimit | 2006 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Rudina Xhilari |