Udhëzuesi më i fundit, që do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah më të mirën tuaj. Ky libër është një fener ndriçues, që do t’ju tregojë rrugën e duhur ose zgjidhjen e drejtë për të arritur një synim. Qëllimet tuaja, ëndrrat tuaja, planet tuaja – tani ju mund t’i vini në jetë.
Nga ardhja ne pushtet, tek marredhenia me oligarket dhe sherbimet sekrete; nga rimekembja e ekonomise tek endrra patologjike per Perandorine Ruse me pushtet absolut; operacionet ushtarake, aneksimi i Krimese, konflikti me Ukrainen, ndikimi ne zgjedhjet presidenciale te ShBA-ve dhe deri tek krijimi i nje ushtrie medietike qe gjurmon, sulmon dhe persekuton...
Nuk ke pse frikësohesh nëse po rritesh në një botë komplekse. Le ta thjeshtojmë atëherë udhëtimin e fëmijëve tanë drejt pjekurisë duke e bërë më pak të frikshëm. “Kështu siç jam!” i ndihmon djemtë dhe vajzat të kuptojnë më mirë koncepte si ndershmëria dhe përgjegjshmëria, si dhe çështje që lidhen me trysninë që ushtrojnë të tjerët në jetën e tyre dhe...
Kur Krishtlindja i bën bashkë sërish dy miq të vjetër, mes tyre lulëzon romanca. Kete roman fantastik e gjeni tek Bukinist.al dhe vjen tek ju duke nisur nga data 14 dhjetor dhe ne vijim.
Libër tejet argëtues, që tregon se si të rimëkëmbesh kur jeta ta kalon ujin nën rrogoz. Një histori për miqësitë, mundësitë e dyta dhe dashuritë e reja, që të bën të qeshësh me të madhe.
Në këtë biografi të parë për dukeshën e ardhshme, shkrimtari i mirënjohur i personaliteteve mbretërore, Andrew Morton, zbulon rrënjë pas rrënje historinë e saj: fëmijërinë në një lagje të Los Anxhelosit, vitet e studimit në një shkollë katolike për vajza dhe jetën e rrëmujshme familjare.
Mëria e fundit është libri i fundit i trilogjisë me protagoniste hetuesen Xhesika Niemi. Nga i njëjti autor Shtëpia Botuese “Muza” ka botuar: Gjuetari i shtrigave, Engjëjt e Hamurabit, Prekja e së keqes dhe Rrjeti i djallit. Ky roman ka fituar çmimin Glass Key Aëard në vitin 2023. Një roman mbi fantazmat e së shkuarës.
Nga autorja e romanit “Vera e fluturave”, tashmë vjen historia e paharrueshme e një miqësie të re, e një tragjedie të tmerrshme dhe e një gënjeshtre të varrosur për vite të tëra.
Një rrëfim i bukur, i pasur e plot shpirt, për atë çka e pret njerëzimin nëse refuzon shkencën. Një roman që të tensionon dhe në të njëjtën kohë tepër argëtues për njerëzit e vegjël në një botë të madhe dhe dëshirën e tyre angazhuese, por edhe shkatërruese për të besuar në idealet e larta. Fituesi i "Çmimit Europian për Letërsinë", 2021
Një roman i hareshem dhe delikat, zhytur në luginat e mbuluara me borë të Dolomiteve, ku pasionet ngrohin lëkurën dhe të papriturat ngatërrojnë zemrën.
“Libri përshkon në mënyrë gazmore miliarda vjet...
Romani i shkruar bukur dhe i ndier i Conway-it, është po aq i koklavitur sa titulli i tij. Ndërthur bukur shqetësimet e adoleshentëve të rinj me një histori prekëse dhe mbërthyese, që të argëton dhe të këshillon në të njëjtën kohë. Me librin “Një lëmsh sekretesh”, mbyllet trilogjia e shkrimtares Anne-Marie Conway. Libri 1 – Vera e fluturave. Libri 2 –...
Te tilla romanca vijne ralle... Sepse personazhi yne eshte e coptuar... e shpartalluar.... e drobitur nga humbja dhe e sheruar nga dashuar
Kjo rrëfenjë fjalëkursyer është njëkohësisht një kronikë marramendëse e një udhëtimi të jashtëzakonshëm, një ushtrim në artin e durimit dhe një pranim i egërsisë së natyrës. Ky libër është gjithashtu një lutje për mbrojtjen e natyrës.
Një histori që rrotullohet rreth atyre që "duhet" dhe që "do" të bëjë një vajzë e re, historia e Olgës e cila përballet çdo ditë me frikën e saj... Jeta është një ëndërr e bukur që duhet jetuar, ashtu siç dimë, ashtu si na vjen.
AUTORJA BESTSELLER E NEW YORK TIMES DHE USA TODAY na sjell historinë e një gruaje që sfidon fuqinë dhe fatin e saj në një botë maskiliste, përmbyllet në mënyrën më intriguese dhe të ndier, duke gjetur dashurinë e vërtetë. Me romanin “Përgjithmonë bashkë” mbyllet trilogjia Creek Canyon: Libri i parë: “Shtegu për tek ti” Libri i dytë: “Streha e dashurisë”
I përshtatshëm për fëmijët 5-10 vjeç, është punuar me kujdesin e veçantë të autores tashmë të mirënjohur në fushën e krijimtarisë për fëmijë, Vjollca Myftari. Në libërthin "Pishinat mbi gjethe" autorja ka përzgjedhur një fjalor të përshtatshëm dhe përcjell mesazhe me vlerë për vogëlushët tuaj. Me plot ilustrime me ngjyra dhe format të përshtatshëm,...
Prekja e së keqes” është libri i dytë i trilogjisë bestseller të autorit Max Seeck.
"Rrëfenjat e gjyshit" është përmbledhja me përralla, shkruar nga autorja Voula Stampelou. Personazhe zbavitëse, skica për të ngjyrosur sipas imagjinatës, pyetje dhe përgjigje që ndihmojnë fëmijët të shprehin emocionet e tyre, të bëhen sa më krijues, të njohin natyrën dhe botën përreth.
Seria “Gjuetari i shtrigave” vazhdon me romanin e ri, sjell në shqip nga Botimet Muza. Në këtë roman thriller, hetuesja Xhesika Niemi është në garë me kohën për të gjetur lidhjen mes një trupi me shenja të çuditshme që ka dalë në bregdetin e akullt të Finlandës dhe dy zhdukjeve enigmatike.
Nga shkrimtari i mirënjohur italian, Luigi Garlando, doli në qarkullim vepra e tij më e madhe: "Shko në ferr, Dante!", shqipëruar nga Adrian Beshaj. Luigi Garlando i jep jetë një romani piroteknik, ku, me njëmbëdhjetërrokësha dhe Beteja Reale, një adoleshent i sotëm do të duhet të ketë punë me mjeshtrin më të shquar dhe shpërthyes: Dante Alighieri-n.
Shtepia botuese Muza sjell librin e parë të serisë “Creek Canyon”, - nje bestseller absolut i The New York Times
Pas romanit “Shtegu për tek ti”, Botimet Muza sjellin në shqip librin e dytë të trilogjisë, të titulluar “Streha e dashurisë”. E shkuara është më pranë se sa vetë ajo mund ta imagjinojë.
Rahoi e vogel ka shkruar 8 perralla te bukura te cilat botuesi vendosi qe ti percjelle tek lexuesit e saj bashkemoshatare. Nje bote e bukur, plot magji, naivitet dhe bukur vjen permes ketyre faqeve
Serish na surprizon me historitë e saj. Miqtë tanë të vegjël, nxitoni, Semi ju pret! I përshtatshëm për fëmijët 5-10 vjeç. Rrëfenja më e re për fëmijë kushtuar Semit, djalit çapkën, aventurier, por mjaft të dashur.