Edukimi Politik Shiko më të madhe

Edukimi Politik

Gjon Keka BAT0085

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Libri Edukimi Politik është i dobishëm për studentët e shkencave politike, të sociologjisë dhe filozofisë.

Më shumë detaje

48 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët104
ISBN9789928219015

400 Lekë

Share

Më tepër

Në të gjitha shoqëritë demokratike edukimi politik shihet si një kusht themelor, për faktin se shumë shtete demokratike tani e kanë program edukimin politik. Ky program nuk është vetëm nevojë e thjeshtë, por një domosdoshmëri që shoqëritë të kuptojnë raportet, vendin dhe drejtimin e tyre të duhur kohor, si dhe parimet e demokracisë e përgjegjësitë në politikë dhe pushtet. Në këtë botim jam munduar të trajtoj jo vetëm aspektin e edukimit, por edhe tundimet e lëvizjet, sepse shkolla është në perfeksionim e sipër. E gjithë kjo ndodh për faktin se gjeneratat ecin, të nxënit e njohurive të reja është në zhvillim të vazhdueshëm, brezi i ri i popullsisë në rritje edukohet dhe zhvillohet, për ta ndërtuar të ardhmen në rrugën e hapur të përgjegjësisë, njohjes dhe zhvillimit të gjithmbarshëm. Edukimi politik nuk është gjë tjetër, por aftësia e shoqërisë dhe dashuria e saj e madhe për lirinë dhe demokracinë. Nëpërmjet edukimit të shëndoshë politik shoqëria mësohet të dojë shtetin, kombin, të njohë vetveten, përgjegjësitë e saj, raportet e ndërsjella etj. Gjithashtu, në demokraci shoqëria, institutet, të gjithë faktorët përkatës, por edhe institucionet përgjegjëse shtetërore janë mjete të mrekullueshme të edukimit politik të popullit, arsimimit, formimit të opinionit publik etj., etj. Ideja për ta shkruar këtë Libra me erdhi pasi te ne mungon trajtimi i kësaj çështjeje, por edhe nga nevoja për të parë edhe në vendin tonë se sa i dobishëm është edukimi politik, si dhe edukimi në përgjithësi. Është e ditur se shqiptarët kanë kaluar periudha të ndryshme nga një sistem në tjetrin, ndaj një material orientues i edukimit politik është domosdoshmëri e kohës për ti përgatitur brezat dhe shoqërinë që ti njohin të drejtat e tyre, lirinë në thelbin e saj, demokracinë dhe përgjegjësit e tyre institucionale. - Pjesë nga Parathënia

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët104
ISBN9789928219015
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë