3-6 vjeçë Ka 762 libra.

për faqe
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Libri është pjesë e serisë: “Mëso me mua”, në të cilën përfshihet edhe “Alfabeti zanor”. Certifikuar për sigurinë nga BE

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Libri “Ëndrra për një njëbrirësh” është pjesë e serisë prej 4 librash: “Me zemër, yll dhe glob”. Në qendër të kopertinës ka një zemër të madhe që, po ta prekësh, ngjan si e mbushur me ujë, ku pluskojnë dhjetëra zemra të vogla. Certifikuar për sigurinë nga BE

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Libri “Mësoj orën”, pjesë e serisë prej pesë librash “Mësoj… me laps me gomë”, i ndihmon vogëlushët ta mësojnë orën sa më shpejt e pa u lodhur. Dhe që mësimi të mos bëhet i mërzitshëm, u vjen në ndihmë lapsi me gomë, si dhe veprimtaritë e përditshme që Ema, Dea, Arbi etj. bëjnë në orë të caktuara. Bashkëpunoni e ndihmojeni fëmijën që, pasi të plotësojë...

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Në këtë libër, fëmija do të mësojë të numërojë, por edhe të shkruajë numrat nga 1 në 10. Me anë të lapsit me gomë, që është edhe e veçanta e serisë prej pese librash “Mësoj… me laps me gomë”, si dhe me anë të figurave mbresëlënëse, fëmija jo thjesht do të mësojë, por mbi të gjitha do të zbavitet e do të zhdërvjelltësohet. Ndihmojeni fëmijën që, pasi të...

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Në këtë libër, nëpërmjet lojërave zbavitëse dhe figurave, fëmija do të mprehë aftësitë vëzhguese e do të mësojë të përqendrohet më mirë. Certifikuar për sigurinë nga BE

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Duke përvijuar vija të llojeve të ndryshme, si: vija të drejta, vija diagonale, lakore etj., me këtë libër, fëmija do të mësojë të shkruajë. Figurat shumëngjyrëshe e aq të dashura për fëmijët do t’u japin dorë të ushtrohen gjithnjë e më mirë. Certifikuar për sigurinë nga BE

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Ndihmojeni fëmijën që, pasi të plotësojë një faqe, t’ia fshini me një pece e t’ia nisë nga e para. Kështu, dalëngadalë do të mësojë të përvijojë katrorin, rrethin, drejtkëndëshin, trekëndëshin etj., duke bërë lojëra zbavitëse me figurat shumëngjyrëshe. Certifikuar për sigurinë nga BE

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Ky libër është krijuar për fëmijët që ende nuk kanë mësuar të lexojnë dhe për ata që sapo kanë nisur të lexojnë, ndaj kërkon edhe bashkëpunimin e prindërve, që është vlerësuar si një mënyrë mjaft e dobishme për t’i ndihmuar fëmijët që të shpalosin e të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Libri përmban 100 figura të ilustruara bukur, që tregojnë kafshë të fermës, kafshë shtëpiake, kafshë të xhunglës, kafshë të pyjeve, kafshë polare, kafshë të savanës, kafshë të deteve, të oqeaneve e të liqeneve, si edhe insekte të ndryshme. Nën çdo figurë është shkruar fjala në shqip e në anglisht (pra, janë 100 fjalë përkatësisht). Kështu, me anë të këtij...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Në këtë libër, që është pjesë e serisë “Libra me tre tinguj”, vogëlushët do të mësojnë numrat nga 1 në 10, ndërkohë që zbulojnë parkun, marrin pjesë në një festë dhe argëtohen me miqtë e tyre të rinj, qenushin, kotelen e miushin. Ilustrimet mbresëlënëse dhe tingujt befasues që dalin, po të shtypin butonat e rrumbullakët, e bëjnë librin edhe më tërheqës e...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Në këtë libër plot me ilustrime të mrekullueshme, pjesë e serisë “Gjej, ndiej, mëso”, vogëlushët do të njihen me botën e xhunglës dhe jo vetëm me emrat e kafshëve. Ata do të vështrojnë faqe më faqe për të gjetur kafshët dhe me mollëzat e gishtave të veckël mund ta zbulojnë këtë botë të lezetshme duke prekur e ndjerë trupin e krokodilit e të elefantit,...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    350 Lekë Në stok

    Në këtë libër do të lexoni një histori të thjeshtë për një familje të bukur dallëndyshesh. Por kjo nuk është vetëm një histori, sepse, duke e lexuar, do të mësoni krejt natyrshëm se si jetojnë dallëndyshet, cili është cikli i jetës së tyre, si e ndërtojnë folenë, si i sjellin në jetë të vegjlit... Të gjitha këto ilustrohen me anë të vizatimeve të...

    350 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    350 Lekë Në stok

    Në këtë libër do të lexoni historinë e thjeshtë e të bukur të një vemjeje që u bë flutur. Po kjo nuk është vetëm një histori, sepse, duke e lexuar, do të mësoni krejt natyrshëm si në përrallë se prej nga çel vemja, me se ushqehet, si bëhet nimfë e në fund se si lind flutura. Kështu, pra, do të ndiqni të gjitha fazat e lindjes së një fluture, që nga...

    350 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    350 Lekë Në stok

    Në këtë libër do të lexoni historinë e thjeshtë e të veçantë të farës së luleradhiqes ose të qumështores, siç i thonë ndryshe, pasi, po ta këputësh, lëshon një lëng të bardhë porsi qumësht. Po kjo nuk është vetëm një histori, sepse, duke e lexuar, do të mësoni krejt natyrshëm se si lind një lule: lulja mëmë lëshon farat, era i përhap anembanë, farat bien...

    350 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Në këtë përmbledhje do të lexoni me ëndje 75 përrallat më të bukura klasike. Këtu do të gjeni nga ato përralla që i njihni mirë, që i keni dëgjuar, i keni lexuar ose i keni parë në televizor. Por shumicën prej tyre nuk i keni hasur ndonjëherë dhe do ta shihni që janë mjaft të këndshme e inteesante. Nuk duhet humbur rasti pa i lexuar e pa i njohur të...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Kjo seri përbëhet prej 6 librash të vegjël: “Kur fle te gjyshërit”, “Unë nuk kam frikë nga errësira”, “Në oturak”, “Unë vishem vetë”, “Dita e parë e kopshtit”, “Rregulloj dhomën time”. Të gjithë librat janë futur në një kuti, që ngjan si një pako, ku është shkruar titulli i serisë. Sëria është e mrekullueshme, e ngrohtë e plot humor, me pak tekst, por me...

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Ky libër përmban 5 përralla të zgjedhura e të ilustruara, të gjitha me lepurushë. Por, ama, jo të gjithë lepurushët e përrallave janë njësoj. Po t’i lexoni e t’i shihni dhe të përfshiheni në aventurat e këtyre çapkënëve, doemos që do t’i njihni dhe do të zgjidhni kështu lepurushin tuaj të preferuar: Denin, Benin, Bonën, Lulunë…? Cili prej tyre ndihej i...

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Shtatë tregime origjinale që nuk i ke lexuar kurrë më parë, do ta mbushin mbrëmjen tënde me histori të rralla, të shkruara sidomos për vajza si ti. E tillë është Bona, që nuk e zë gjumi lehtë, Liza, që njeh kaq shumë kafshë të ëmbla kur shëtit në park, apo Alba, që bashkë me qenushin e saj Biskotë, llapashitet në një pishinë të tërë vetëm për qejfin e...

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    E di se njeriu nuk duhet të flasë e të flasë vetë, pa i dëgjuar të tjerët? Pulë Kuqaloshja nuk e dinte këtë, derisa, pas shumë aventurash, kalë Doriu vendos ta ndihmojë. Teksa Kuqaloshja zemërmirë mëson t’i dëgjojë të tjerët, të njëjtën gjë do të bësh edhe ti. Teksa do të argëtohesh me bëmat e Kuqaloshes dhe të mikut të saj, ti do të kuptosh se çfarë...

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Keni parë ketrush më të këndshëm se sa Pipi? Me siguri, jo. Ama, ai ka një ves shumë të keq: nuk di të përmbahet para ushqimit, sidomos nëse është bërë me lajthi. Ç’të bëjë Pipi për të ndryshuar? Asgjë më shumë sesa të shoqërohet me miushen Mimi, me të cilën kalon disa aventura të pazakonta dhe, njëkohësisht, mëson se si duhet të sillesh në tryezë, që...

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Elefant Gazmori është kaq i këndshëm, por edhe po kaq zhurmshëm! Ai do të përjetojë shumë e shumë aventura, por nuk di të sillet siç duhet, ndaj kafshët e tjera të savanës e shpërfillin... Mëso edhe ti rregullat e sjelljes së mirë bashkë me Gazmorin! Ai ka një shok të mirë që do t’ia mësojë ato, ndërsa ti ke në duar një libër si ky, që do të të argëtojë...

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Sa hileqar që është ky Trazovaçi! Atij nuk i pëlqen aspak të humbasë në lojë, ndaj bën hile pas hileje që kjo të mos ndodhë. Por miqtë e tij nuk ia pëlqejnë fare këtë ves, ndaj e kanë lënë vetëm... Shoqërojeni Trazovaçin, ndërsa zebra Afta i tregon atij se pse askush nuk dëshiron të luajë me të. Me siguri do të bëheni njësh me të gjatë aventurave gazmore...

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok
    I ri

    Kjo novelë grafike nga Ilir Topi dhe me punën ilustruese të David Kryemadhit dhe Florian Bregut, është e bazuar në një tregim të mjekut she shkrimtarit Flamur Topi dhe na rrëfen një botë dhe popullsi tjetër që gjallon dhe lufton brenda trupit tonë. Një botë në luftë dhe në paqe, për të cilën duhet të jemi më të vëmendshëm.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Ky libër përmban 100 fjalë në shqip e në anglisht, te të cilat përfshihen emrat e pjesëve të fytyrës dhe të trupit të njeriut, emra kafshësh, veshjesh, makinerish, ushqimesh e lodrash të ndryshme. Çdo fjalë është e shoqëruar me një figurë plot ngjyra, që fëmijët ta kenë më të lehtë të mësojnë fjalët në anglishte. Me anë të këtij fjalori e të figurave, si...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 000 Lekë Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Çdo ditë të javës vogëlushët do të argëtohen e do të kënaqen me nga një histori të kësaj përmbledhjeje të veçantë. Këtu ata do të takojnë kafshë të vogla e të mëdha: një elefant që provon të hungërijë, një miushe që kërkon shtëpi të re, një buf të vetmuar që kërkon të zërë miq, pinguinë patinatorë e shumë të tjerë. Me 7 histori të shkurtra, por tepër të...

    500 Lekë
    Në stok
Shfaq 737 - 762 nga 762 libra