I ri Këpucët e klounit Shiko më të madhe

Këpucët e klounit

Rebecca F. John BOG0153

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo përmbledhje me tregime na servir një koleksion mrekullisht të larmishëm karakteresh, ndër të cilët një garues qensh, pronarin e një dyqani muzike, këngëtarë, interpretues cirku dhe dy motra në moshë të njomë në Varshavën e Luftës së Dytë Botërore. Pas sfondit origjinal të secilës ndihen trazirat e brendshme të depresionit, pikëllimit dhe humbjes, të cilën Rebecca F. John e eksploron me ndjeshmëri prekëse dhe me një humanizëm të thellë.”

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët211

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

VLERESIME

"Kjo është një përmbledhje e mrekullueshme tregimesh nga një autore e re, proza rrezatuese e së cilës të fal kënaqësi në të lexuar. [...] Tregimi nuk është një zhanër i lehtë. Tregime vërtet intriguese, të cilat vazhdojnë të mbeten në mendjen e lexuesit edhe shumë kohë pasi i kanë lexuar, janë të rralla. Por kjo përmbledhje ia ka dalë për mrekulli. Një triumf për këtë autore relativisht të re dhe mezi pres të shoh se çfarë do na servirë më pas. Shumë e rekomanduar."

Marius Cipolla

 

John preferon të hedhë një vështrim tek të vetmuarit dhe të braktisurit. Ekziston një cilësi e përjetshme dhe sensuale në prozën e John-it dhe një hije ngjethëse ankthi që ngërthen këto jetë të skicuara. “Gara e qenve” merr jetë me një lëvizje, botët e mistershme të errësirës në striptizat dhe klubet e xhazit dalin në pah përmes prozës së butë që i bën imazhet kaq të gjalla saqë lenë mbresa dhe vazhdojnë të jehojnë në errësirën që vijon.

Zoe Ranson, “WALES ARTS REVIEW”

 

“Magjepsëse dhe të larmishme... këto krijime delikate ofrojnë portrete të sfumuara, vështrime kalimthi... ato ndriçojnë në errësirë, aty ku mund të njohim edhe pasqyrimin tonë disi të shtrembëruar...

Tregimet e shkurtra poetike të John nuk qendrojnë kurrë larg ëndrrave me mprehtësinë e errët që mbartin.., ajo është një mjeshtre e fjalës së fundit.”

Mary Jacob, “NEW WELSH REVIEW

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët211
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnisa Trifoni