Miho Gjini BDI0017
Libër i ri
Përmbledhje e tregimeve dhe novelave më të spikatura të Miho Gjinit, të shkruara deri në vitin 2000. Problematika dhe tematika e këtyre krijimeve lidhet ngushtësisht me realitetin dhe ngjarjet
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789992747099 | |
Miho Gjini, njeriu që ka bërë kritikë teatri dhe teatër, kritikë letërsie dhe letërsi, tani bën jetën e një emigranti, që, me të zbardhur dita niset të nxjerrë bukën e përditshme "me forcën e muskujve të mplakur", siç thotë ai. Është autori i 13 librave, i disa dramave të vëna në skenë dhe regjisori i suksesshëm. Një e atyre viteve. Mbizotëron tema e emigracionit dhe e problemeve që e shoqërojnë atë. Në vitin 1992, i detyruar nga kushtet e vështira të jetesës, autori detyrohet të emigrojë në Greqi, ku nuk do reshtë së krijuari. Ajo që na bën përshtypje në këtë vepër është fryma përgjithësisht dinamike dhe vështrimi vlerësues i situatave të vështira, të cilat i ka përballuar me një kurajë e dinjitet për t'u admiruar.
| Faqe | 176 |
| ISBN | 9789992747099 |
| Redaktori | Fjoralba Kotorri |
| Viti i Botimit | 2000 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Një libër disi i veçantë për krijimtarinë e Miho Gjinit, të cilin deri tani lexuesi e ka njohur në kostumin e kritikut dhe studiuesit të teatrit, por edhe të prozatorit cilësor, që di të gjejë e të përshkruajë bukur situata e personazhe të goditura.
Libri rrëfen rrugën e vështirë dhe të hidhur të emigrantëve, që pranuan të kalonin vuajtje dhe fyerje për jetë më të mirë.