I ri Hëna me paterica Shiko më të madhe

Hëna me paterica

Anisa Markarian SHL0042

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një buqetë tregimesh, ku elementët mbinatyrorë shkrihen me ngjarjet reale në një harmoni të plotë e të logjikshme. Çdonjëra nga historitë e rrëfyera, unike dhe universale njëkohësisht, hedh dritë mbi natyrën dhe psikologjinë njerëzore nëpërmjet skalitjes mjeshtërore të personazheve, dialogëve të zhdërvjellët dhe përshkrimeve të fuqishme, që përbëjnë një nga veçoritë më të spikatura të stilit të autores.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shtepia e Librit
ISBN9789928492319

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një buqetë tregimesh, ku elementët mbinatyrorë shkrihen me ngjarjet reale në një harmoni të plotë e të logjikshme. Çdonjëra nga historitë e rrëfyera, unike dhe universale njëkohësisht, hedh dritë mbi natyrën dhe psikologjinë njerëzore nëpërmjet skalitjes mjeshtërore të personazheve, dialogëve të zhdërvjellët dhe përshkrimeve të fuqishme, që përbëjnë një nga veçoritë më të spikatura të stilit të autores.

Në libër janë përfshirë edhe fletë nga ditari i saj kovidian, të cilit mjekja, qytetarja dhe shkrimtarja Markarian i beson përsiatjet, ankthet, mëdyshjet dhe përditshmërinë e luftës në linjën e parë të frontit kundër "kurorës" ku, edhe gjestet më të zakonshme jehojnë si të jashtëzakonshme.

Fragment

E hënë, 16.03.20, mesnatë. Sekondat e fundit të lirisë personale. Për sa kohë e kishim të pakufizuar, s'na bënte syri tërr ta shpërdoronim. Shumëkush nga ne kishte harruar se sa e vyer ishte. S’na shkonte kurrë ndërmend se një ditë mund të na e konfiskonin. Mjaftoheshim me faktin se ekzistonte. Një prani e patundshme që s’e vinte re askush, ndonëse tejet e dukshme. Në kohë paqeje, njerëzimi i kushton rëndësi vetëm lirisë së fituar me gjak.

Mbi autoren

Pas pjesëmarrjes së suksesshme në kinematografi si aktore dhe skenariste, Anisa Markarian, me profesion mjeke, i përkushtohet tërësisht krijimtarisë letrare. Stili i saj i realizmit magjik, i cilësuar tashmë si "firma" e penës së autores, pasurohet e kristalizohet nga vepra në vepër duke e radhitur ndër emrat e përveçëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

E mërguar në Francë prej më shumë se tri dekadash, autorja lëvron një shqipe të kthjellët e të rrjedhshme, provë se dashuria dhe respekti për gjuhën amtare qëndrojnë mbi kufijtë gjeografikë dhe fatet personale.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe280
ISBN9789928492319
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
Përmasat13.5*20.5 cm