Kjo është vepra e fundit që la para largimit nga kjo botë e studiuesit, eseistit dhe një prej studiuesve më të njohur të realizmit socialist, Razi Brahimi: Këtu është përfshirë e gjithë krijimtari e tij në raportin e artit me idetë dhe ideologjinë, artin dhe realitetin dhe fuqinë e artit për ndryshimin e shoqërisë. Më pritje të polemikave që mund të...
Një rrëfim përsa i përket gjenealogjisë së leximit, librit dhe shkrim-këndimit në përgjithësi prej lashtësisë deri në ditët e sotme.
I botuar për herë të parë në vitin 2020, ky fjalor Ligjor, Logjistik dhe i Sigurimeve Detare është në të njëjtën kohë një enciklopedi e kuptueshme e termave bashkëkohorë në lidhje me industrinë e transportit Detar, si dhe një udhërrëfyes praktik dhe nisëtor për këdo që është i interesuar në marrëdhëniet ligjore, ekonomike dhe logjistike të kësaj industrie.
"Historitë dhe karakteret e personazheve trajtohen dhe zhvillohen përreth individualitetit dhe rrëfimit të personazhit kryesor, i cili quhet T. Në kushtet kur realiteti aktual bëhet për të një bllok i padepërtueshëm, për arsyen se njëri nga shokët e tij të fëmijërisë përfundon në qeli si i pandehur, si rrjedhojë e atrofizimit të sistemit të drejtësisë, që...
Për herë të parë vjen për lexuesit një ditar i hollësishem diplomatik i planeve dhe veprimeve shtetformuese të Skënderbeut. Hap pas hapi në ndjekjen e një kariere intriguese, gjatë së cilës shpata nuk u përdor si qëllim në vetvete, por për të çarë ferrat në shtigjet e labirintit të ndërlikuar drejt objektivit politik për krijimin e mbretërisë arbre, nën...
Kjo biografi merret me jetën e Ahmet Zogut që në lindje, origjinën e familjes së tij, rininë, ngjarjet e rëndësishme që formësuan profilin politik të tij, si Kongresi i Lushnjes, karriera politike, raportet me serbët, ardhja në pushtet, shpallja mbret dhe raportet e tensionuar me Italinë, deri në pushtimin e vendit në vitin 1939
E titullova keshtu, sepse natyrisht secili prej nesh ka nje lufte te brendshme me veten e tij. Nje lufte per dicka, per gjithcka, por here here per asgje! Eshte nje lufte e pa'ndashme dhe e pa'ndalshme gjate gjithe jetes. Dhe e dini se kush humbet? Gjithmone ai qe eshte me i ndjeshem.