I ri Cmim i reduktuar! Hijet e muzgut Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Hijet e muzgut

Arben Kallamata A-004405

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928277565

1 105 Lekë

-15%

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Asgjë nuk duket ashtu siç është; asgjë nuk është ashtu si duket. Një grua, që mund të jenë dy, nniset në një mision ndoshta krejt të ndryshëm nga ai që ka shpallur, mes një mugëtire ku nuk dihet nëse dielli i fshehur ka ndër mend të ngrihet lart apo të zhytet më thellë. Gruaja rrëfen një histori, që mund të jenë disa të tilla, të cilat ajo mendon se i di mirë, por që mund t’i dijë edhe gabim. Nga krijimi i botës e njeriu i parë, te Troja, Aleksandri i Madh, Pirroja, Teuta dhe Konstandini, gjithçka kalon përmes mjegullës që shumë e quajnë histori pellazgo-ilire.

Në vitin 326 Helena, nëna shtatëdhjetepesëvjeçare e Perandorit Konstandin u nis drejt Palestinës për atë që njihet si Kryqëzata e Parë. A mund të ketë qenë Helena më e interesuar ndaj krishterimit sesa Konstandini? Ishte djali që ndikoi nënën, apo e kundërta dhe pse?

Historia mbështetet te ngjarjet, te përzgjedhja e tyre dhe hamendësimet. Hijet e Muzgut, si letërsi artistike, është mbështetur te ngjarjet, përzgjedhja e tyre dhe hamendësimet. Por ndërsa historianët hamendësojnë duke synuar t’i bindin lexuesit për variantin e tyre të të vërtetës, ky libër provokon mosbindjen, mbjelljen e dyshimit për gjithçka që historia konvencionale apo ajo letraro-artistike, duke përfshirë edhe këtë libër, i paraqet si ngjarje të vërteta. Asgjë nuk duket ashtu siç është; asgjë nuk është ashtu si duket. Vetëm lexuesi mund ta ndajë dukjen nga e vërteta.

Autori

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe416
ISBN9789928277565
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori