I ri Cmimi i tundimit Shiko më të madhe

Cmimi i tundimit

Johanna Lindsey A-005507

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autorja më e shitur Nr. 1 sipas "New York Times", Johanna Lindsey, përzien pasionin dhe humorin në një roman të epokës së Regjencës, ku një fillestare katastrofike bëhet ylli i qytetit, me pak ndihmë nga një mik i Princit Regjent.

Më shumë detaje

889 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928004482

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I kërcënuar nga armiq të fuqishëm, Uilliam Bllekbërni, Konti i Keterhamit, jeton në mërgim në Malësitë e Skocisë së bashku me të bijën, Vanesën. Kur vajza rritet, Uilliami i kërkon të kthehet te e ëma në Angli, për t'u njohur me shoqërinë.

E rritur me gjithë të mirat dhe lirinë që e kishin vetëm djemtë, Vanesa nuk është e sigurt nëse mund të përshtatet me modelin e ngurtë të një zonjushe të re të kohës. Megjithatë, pranon të hyjë në shoqërinë e lartë, e vendosur të përfundojë hakmarrjen e nisur nga i ati, pa ia pasur idenë se sa shtrenjtë do t'i duhet ta paguajë.

Lordit Montgomeri Taunsend i pëlqen jeta plot aventura dhe rreziqe, ndërkohë që kujdeset për të zgjidhur problemet skandaloze të Princit Regjent. Ndërkohë që rri fshehur në shtëpinë e Konteshës Keterham, Monti sheh një katastrofë të vërtetë ndërsa e zonja e shtëpisë përpiqet të përgatisë të bijën për takim me djalin e pasur të një familjeje të fuqishme.

Duke pyetur veten pse një vajzë e pavarur si Vanesa pranon të shndërrohet në kukull e të martohet me një batakçi arrogant, Monti vendosa ta ndihmojë për t'ia realizuar këtë ëndërr.

Por asnjë veprim i mirë nuk kalon pa u ndëshkuar, sapo përballet me probleme më të ngutshme, përfshi tundimin për të penguar planet e Vanesës për martesë, me qëllim që të martohet vetë me të!

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe412
ISBN9789928004482
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion