Otello, Arapi i Vlorës Shiko më të madhe

Otello, Arapi i Vlores

Ben Blushi UE0170

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj.

Romani i ri i Blushit është një vepër e mirëfilltë letrare, ku trilli i autorit dhe e vërteta historike janë të lidhura aq fort, sa të bën të besosh se kështu ka ndodhur me të vërtetë në Vlorën e para 600 vjetëve, aq sa të bën të duket që Shekspiri e mori këtë ngjarje në Vlorë dhe vetëm e vendosi në Venedik, sipas variantit të tij.

Më shumë detaje

892 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
ISBN97899956396000

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Stili rrëfimtar, tashmë i njohur i autorit, gjuha e pasur dhe erudicioni i thellë, pa dyshim, e vendosin romanin "Otello, Arapi i Vlorës" në radhën e veprave më të bukura dhe më të arrira të letërsisë shqipe. Ngjarjet shtrihen në vitet 1300-1400 dhe zhvillohen në dy qendra urbane të njohura të kohës së Mesjetës, në Venedik dhe në Vlorë, marrëdhëniet politike e tregtare midis të cilave ishin mjaft intensive për kohën. Sfondi historik është real.

Por, gjetja më origjinale dhe intriga më e pabesueshme e autorit janë personazhet që gjallojnë në libër, të cilat ai i ka marrë nga Shekspiri, nga tragjedia e njohur "Otello, Arapi i Venedikut", në të njëjtët role, por të vendosur në kohë gati 100 vjet më parë se tragjediani i njohur të kishte lindur. Otello, Desdemona, Emilia, Jago, Kasi etj., janë figura të njohura të letërsisë botërore, por që në këtë roman veprojnë jo vetëm në Venedik, por më shumë në Vlorë, në bashkëveprim me shumë figura interesante vlonjate të krijuara nga autori, si mjeku i famshëm Stefan Gjika, trimi lab Andrea, turku pushtues Hamiti etj. Jo vetëm roman historik.

Romani i dytë i Ben Blushit është mbi të gjitha një roman mbi dashurinë. Dhe atje ku ka Otello, Desdemonë e Jago nuk mund të mungojnë xhelozitë, tradhtitë, intrigat, ligësitë, vuajtjet e vrasjet në një shoqëri të zhytur në vese e interesa të paskrupullta. Duket që vendosja e ngjarjeve dhe veprimi i personazheve në brigjet veriore të Mesdheut, në dy qytete të njohur të epokës së Mesjetës, i kanë shërbyer autorit për të shprehur idetë, ndjesitë dhe filozofinë e tij për marrëdhëniet shoqërore-shpirtërore dhe tiparet themelore të kohës, por mbi të gjitha për dashurinë, ndjenja që shpesh përcakton fatin e njeriut dhe ndryshon rrjedhën e ngjarjeve, jo rrallë edhe për shoqëri e epoka të tëra.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe416
ISBN97899956396000
Titulli origjinalUET Press & MAPO Editions
V. Bot2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri