I ri Zanafilla Shiko më të madhe

Zanafilla

Suad Arilla BAO0736

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë roman çështjet e identitetit, rrethanat njerëzore, fati, problemet sociale, çështje personale të pashpjegueshme dhe ngjarje deri në kufijtë e magjikes, të lidhura ngushtësisht me metaforën e zanafillës, mbajnë mbi vete peshën e kohës dhe zvetënimin e brendshëm njerëzor.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928807571

750 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Në romanin "Zanafilla", pas një leximi të vëmendshëm, lexuesi do të ketë një rrugëtim sa të vërtetë aq dhe të ëndërrt, sa të qartë aq edhe të ndërlikuar, një ndërthurje e pafund ngjarjesh, historish, kohësh, rrëfimesh..., kureshtar për rrugëdaljen e personazheve, apo të zbulojë formulat dhe fytyrën e zanafillës.

Labirinte ndërtojnë të gjithë, por pakkush arrin të dalë nga labirinti ku ka hyrë apo ku e ka çuar rrugëtimi i jetës. Kjo është dilema që fshihet ndër rreshta. Ky libër është një labirint, por nuk dihet nëse është ndërtuar nga autori për personazhet, apo e kundërta, një xhungël e ndërtuar nga personazhet për autorin dhe për vetë lexuesin.

Është më e dhimbshme të përndiqesh nga e kaluara, apo ta harrosh atë, të ndërrosh emër, vendndodhje. fytyrë, i bindur se kështu ke ndryshuar edhe të shkuarën tënde, zanafillën tënde? Sërish është e vështirë të përgjigjesh.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe199
ISBN9789928807571
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik