I ri Cmim i reduktuar! Fjalor anglisht – shqip i ligjeve, logjistikes dhe sigurimeve detare Shiko më të madhe

Fjalor anglisht – shqip i ligjeve, logjistikes dhe sigurimeve detare

Enkel Hasamataj A-005267

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

I botuar për herë të parë në vitin 2020, ky fjalor Ligjor, Logjistik dhe i Sigurimeve Detare është në të njëjtën kohë një enciklopedi e kuptueshme e termave bashkëkohorë në lidhje me industrinë e transportit Detar, si dhe një udhërrëfyes praktik dhe nisëtor për këdo që është i interesuar në marrëdhëniet ligjore, ekonomike dhe logjistike të kësaj industrie.

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Maluka
ISBN9789928260352

1 020 Lekë

-15%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Duke pasur parasysh ndërlikimet e shumta që vetvetiu kjo fushë bart për shkak të konventave ndërkombëtare, dhe larmishmërisë së marrëdhënieve që e karakterizojnë këtë sektor, një sërë shembujsh të mirë përzgjedhur janë ilustruar për të përshkruar rastet dhe problematikat, çka ndihmon në përvetësimin e koncepteve përkatëse, si në lidhje me ligjet që rregullojnë transportin e mallrave nëpërmjet detit, po ashtu dhe për ligjet që mbikëqyrin operimin e vetë anijeve për çfarëdolloj qëllimi që ato mund të përdoren.

Një prej risive tepër të veçanta të këtij fjalori është dhe përkthimi i fjalëve dhe termave kyçe përveç gjuhës Angleze, dhe në katër gjuhë të tjera të Bashkimit Evropian (përkatësisht në Frengjisht, Spanjisht, Italisht dhe Gjermanisht), në mënyrë për të lehtësuar kuptueshmërinë e operatorëve në këtë fushë me procedurat përkatëse anembanë globit në vende ku këto gjuhë janë zyrtare. Gjithashtu ky fjalor përmban literaturë bashkëkohore, revista dhe gazeta si dhe adresat e kontaktit të universiteteve dhe institucioneve më në zë të Detarisë.

Duke qenë të vetëdijshëm se ky fjalor është vetëm “një pikë” përmbajtësore në ”oqeanin” e marrëdhënieve të Detarisë, të cilat përditësohen dhe përsosen pa ndërprerje, një botim i dytë është duke u përgatitur, i cili do të përmbajë të dhëna më në detaje për sa i përket sigurimit të ngarkesave dhe klauzolave përkatëse, kontratave dhe rasteve ligjore, si dhe fushave të tjera në të gjithë rrjetin e lundrimit detar.

Përkrahim dhe shpresojmë në çdo koment tuajin për përmirësimin e mëtejshëm të literaturës së industrisë së lundrimit detar.

      

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe312
ISBN9789928260352
RedaktoriSanila Lilaj
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë