Cmim i reduktuar! 41 sekrete Shiko më të madhe

41 sekrete

Ben Blushi A-008920

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sekrete të njerëzve të njohur e të panjohur që, me zemër në dorë, i rrëfehen penës së shkrimtarit.

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371331

960 Lekë

-20%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sekrete të njerëzve të njohur e të panjohur që, me zemër në dorë, i rrëfehen penës së shkrimtarit.

 

Ky libër përmbledh 41 histori njerëzish të ndryshëm, shkruar nga Ben Blushi në formën e rrëfimeve dhe sekreteve të jetës së tyre. Përveç rrëfimeve, Ben Blushi ka fotografuar të gjitha personazhet e tij, duke harmonizuar fotografinë bardhezi me përshkrimin dhe dialogun artistik që ka zhvilluar me secilin prej tyre. Personazhet variojnë nga njerëz të familjes së tij te miqtë; shkrimtarë si Ismail Kadare, aktorë si Robert Ndrenika, Monika Lubonja e Viktor Zhusti, piktore, klerikë, fotografë, këngëtarë si Dren Abazi e Bojken Lako, sportistë; afganë, ukrainas, si dhe pinjollë të familjeve të shquara si nipin e Ismail Qemalit, nipin e Faik Konicës apo vajzat e Lasgush Poradecit dhe Vangjush Mios. Sekretet mbyllen me një rrëfim të sinqertë se si të bëhesh mysliman në Kavajë.

Siç shkruan Blushi vetë: “Libri ka 41 personazhe të cilët kanë 41 sekrete. Ata janë të njohur, të panjohur, burra, gra, të afërm, të huaj, njerëz që i dua, që më duan, që s’më duan ose që nuk kam pse t’i dua, janë të famshëm, të suksesshëm apo të dështuar, janë në punë, pa punë, në pension, janë aktivë, janë në luftë, janë sulmues, të sulmuar apo viktima, janë njerëz që shijojnë shkëlqimin e së tashmes apo yjet e të shkuarës, që jetojnë në errësirën apo perëndimin e një shoqërie të mbushur me kontraste dhe zhgënjime apo janë njerëz, jetët e të cilëve janë pjesë e pandarë e historisë së Shqipërisë në 100 vitet e fundit.

Ata më kanë besuar të fshehtat e tyre të mëdha ose të thjeshta, që nga histori tragjike familjare deri te mënyra se si flenë dhe çfarë mendojnë, prandaj dhe unë i falënderoj pa kushte. Në disa raste, ata kanë treguar jo vetëm pjesë nga jeta e tyre, por edhe pjesë nga jeta ime çka e bën këtë botim edhe më të dashur për mua.

Secilin prej tyre e kam fotografuar duke bashkuar në një, fotografinë me rrëfimin.”

Të dhëna

Faqe268
ISBN9789928371331
Viti i BotimitNëntor, 2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 16 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë