I ri Cmim i reduktuar! Perrallat e Ana Tisit Shiko më të madhe

Perrallat e Ana Tisit

Ana Tisi A-007965

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autorja Ana Tisi sjell nje botim special me perralla te cilat jane ndertuar mbi konstantet universale njerezore si dashuria, falja, xhelozia, egoizmi i papërmbajtur, cmira apo babëzia dhe qe kane vlera te forta edukative dhe zbavitese per lexuesit e vegjel

Më shumë detaje

505 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366122

1 020 Lekë

-15%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

REVIEW

“Në këtë libërth të bukur janë fshehur një tufëz përrallëzash të cilat presin për t’u zbuluar nga secili prej jush. Rrëfimi herë-herë i kapërcen rregullat “morfologjike të përrallës”; në ndonjë rast i respekton mo-ta-mo ato, - por rrëfimtarja e përdor alegorinë si shkopin magjik për të ndërtuar botë këndjellëse imagjinare, duke mbajtur të gjallë karremin e misterit deri në rreshtin e fundit, përmes një gjuhe të latuar dhe të kuptueshme nga lexuesit e vegjël dhe me mesazhe të fuqishme didaktike që dalin natyrshëm nga nënteksti.

Duke i lexuar këto përralla, secili prej nesh zbret nga përmasa imagjinare e tekstit në realen e përditshme, duke reflektuar për disa konstante universale njerëzore si fuqia e dashurisë, falja, xhelozia, egoizmi i papërmbajtur, cmira apo babëzia. Prandaj, unë do të rekomandoja me patjetër që këto pjesëza magjike të lexohen çdo mbrëmje jo vetëm nga lexuesit e vegjël, por edhe nga prindërit, të cilët kanë shumëçka për të mësuar prej tyre, - përpara se vogëlushët të mbyllin syçkat, për tu nisur më tej në botët fantastike të gjumit.

Ky shtegtim, me siguri, do të jetë më i lehtë dhe më i bukur, duke e përndezur dhe vaditur mendjen e fëmijës tuaj me të tilla përrallëza kaq të bukura”.

Dr. Albert Gjoka

Këto përralla kaq të bukura duket se udhëtojnë nga shtresat e vjetra të kulturave të popujve, prej gjirit të kohërave që s'mbahen mend deri te modeli i letersise së shkruar mu në mes të botës moderne ku jetojmë.
E veçantë dhe e vyer mbetet prirja për t'u takuar me fuqinë tonë të humbur e të harruar, esencialen e hershme, - dhe e gjithë kjo duke përnaltësuar pafajësinë, nën një ndriçim të pafundmë metafizik.
Duke lexuar përrallat e Ana Tisit, ne përfshihemi në një përvojë njohëse, shpirtërore e shpëtuese në shprehjen e aspekteve më të thella e misterioze të ndjeshmërisë së natyrës njerëzore për të kuptuar më mirë qenien tonë në botë, marrëdhënien me Krijuesin e për të mbetur deri në fund të rrugëtimit të virtytshëm e punëmirë. 
Çfarë e papriture e bukur shijimi i përrallave sot, i këtyre rrëfimeve fantastike që, së bashku me imazhet origjinale, jashtëzakonisht mbresëlënëse -mund t'i sigurojnë vetes jetën e përjetshme në letërsi.
Viola Isufaj
Përralla dhe mistiçizmi është gërshetuar mrekullisht në këtë libër sa për një çast të duket vetja i katapultuar në një botë onirike ku çdo gjë frymon sipas një dizenjoje të gjetur në baulen e kujtimeve të pa kohë. Të jepet përshtypja se autorja është gjendur dhe ka folur vetë me personazhet para se t'i mblidhte e fuste në libër ku mjeshtri ka ditur t'i japë formë edhe ngjyrë. Besoj se mbas leximit të këtyre përrallave lexuesi i vogël do të mbledhë lule mirësie për njërëzit e dashur në ëndrrat e veta. Autores i uroj suksese!!
Fatmir Gjata 
Përmes librit të saj, Ana Tisi na dhuron një tokë magjike, në të cilën bukuria dhe pastërtia janë ende të mundshme. Sepse, nga të gjitha gjërat që kalojmë në jetë, mbijeton vetëm ajo që transformohet në përrallë. Dhe përrallat e Ana Tisit, që pata rastin t'i lexoja para Krishtlindjeve, janë si një dimër i freskët, që më shumë ngroh se sa ftoh, që më shumë shkrin se sa ngrin, sepse gjithë kjo e bardhë e pastër që e ndjeva më ka mbështjellë si një përrallë dashurie, siç di të krijojë vetëm kjo autore e mrekullueshme. Dashurinë e mësojmë në familje dhe ky libër është një ilustrim i jashtëzakonshëm dhe prandaj, unë e lexova edhe si libër apo mësim pedagogjie.
Oana Anca Mihaela Glasu 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe108
ISBN9789928366122
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 5 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë