Vajzat e princeshes Sulltana Shiko më të madhe

Vajzat e princeshes Sulltana

Jean Sasson A-004145

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Drama në këtë vepër thellësisht tronditëse luhet brenda një harku kohor të përcaktuar dhe një territori gjeografik konkret. Kjo vepër magjepsëse është një skaner tronditës mbi relievin e një vendi me pasuri përrallore e diferenca kulturore ekstreme. Pasi mbaron së lexuari këtë, kupton se ke udhëtuar paralelisht me një ëndërr të frikshme dhune.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928060716

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme". Kjo lloj martese mund të zgjasë nga një orë deri në 99 vjet. Kur burri i thotë gruas se është koha që kjo marrëveshje e përkohshme të prishet, atëherë të dyja palët ndahen, pa patur nevojë të kalojnë nëpër procedurën e shkurorëzimit. Sekti islamik i Sunni t, që mbizotëron në Arabinë Saudite, e quan këtë një praktikë imorale kurse marrëveshjen si një prostitucion të ligjëruar. E megjithatë, asnjë autoritet ligjor, nuk ia mohon ndonjë burri këtë të drejtë... Gjatë kohës që punoja në një spital në Arabinë Saudite, unë vetë kam parë vajza të mitura që vinin atje për të lindur. "Bebe që vijnë për të lindur bebe", kështu i quanim ato mes nesh, me zemrën që na ndrydhej në gjoks. Në shumicën e rasteve, ato ishin gratë e treta apo të katërta të burrave të moshuar. Kam parë vajza shumë të reja, aziatike që u janë shitur në ankand atyre që kanë ofruar shumën më të madhe, thjesht për t'u përdorur si objekte seksi pa asnjë kufizim. Unë kam qenë dëshmitare kur vajza të mitura, disa prej të cilave nuk dukeshin më shumë se tetë vjeçe, shkreheshin në vaj, ndërsa burra të pashpirt inspektonin trupat e tyre. Kam mbetur pa mend kur kam marrë vesh që ata ishin qytetarë nga vende të ndryshme të Perëndimit.

Të dhëna

Faqe352
ISBN9789928060716
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë