I ri Cmim i reduktuar! Im atë Pablo Eskobar, histori që nuk duhej t'i përjetonim Shiko më të madhe

Im ate Pablo Eskobar, histori qe nuk duhej t'i perjetonim

Huan Pablo Eskobar BAT0130

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Historitë familjare janë histori heshtjeje dhe vetëm rrjedha e kohës i jep hapësirë të vërtetës. Deri sot besonim se ishte thënë gjithçka për Pablo Eskobarin, një nga kriminelët më të egër të Amerikës Latine, por të gjitha kanë qenë versione të treguara nga jashtë dhe asnjëherë nga brenda intimitetit të vatrës familjare.

Më shumë detaje

480 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928219763

1 140 Lekë

-24%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Njëzet e një vjet pas vdekjes së kreut të kartelit të Medelinit, Huan Pablo Eskobar udhëton drejt një të kaluare që nuk e zgjodhi ai vetë, për të na dhënë një version të pabotuar për të atin, njeriun që ishte në gjendje të shkonte deri në kufijtë më ekstremë të mizorisë dhe, në të njëjtën kohë, shprehte dashurinë e pafund për familjen e vet. Ky nuk është libri i një djali që kërkon shfajësim për të atin, por një rrëfim rrënqethës për pasojat e dhunës.

Koment nga autori

Historia e tim eti na la pa miq, pa vëllezër, pa xhaxhallarë, pa kushërinj, pa gjysmën e familjes dhe pa atdhe. Në këmbim, na la në mërgim dhe me një barrë të rëndë frike dhe persekutimi.

Për vite me radhë kam refuzuar të bëhem baba, sepse më dukej diçka jologjike dhe egoiste të bëj një fëmijë e t'i trashëgoj barrën e një historie që do t'i rëndonte mbi kurriz gjithë jetën.

Sot mendoj ndryshe. Dua që të kem mundësinë t'u mësoj fëmijëve të mi vlerën e punës së ndershme, të përpjekjeve vetjake, të studimit dhe të respektimit të jetës dhe të ligjit. Dua t'i rris fëmijët e mi si njerëz për së mbari. Gjurma më e mirë që mund t'u lë kur të mbyll sytë është të kem arritur që ata të ecin në rrugën që i çon gjithmonë drejt paqes...

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe474
ISBN9789928219763
Titulli origjinalPablo Escobar, mi padre
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIvzi Koçi