Cmim i reduktuar! Probleme, autore dhe vepra nga letersia shqipe bashkekohore Shiko më të madhe

Probleme, autore dhe vepra nga letersia shqipe bashkekohore

Arben Prendi A-008718

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër janë përmbledhur disa studime të realizuara gjatë pesë viteve të fundit, në forma të ndryshme, në formën e artikujve monografikë, kumtesave etj., të cilat janë botuar kohë pas kohe në revista shkencore, apo janë mbajtur në konferenca shkencore të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.

Më shumë detaje

1108 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet FIORENTIA
ISBN9789928191632

1 140 Lekë

-24%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Në letërsinë shqipe bashkëkohore janë përveçuar disa autorë të rëndësishëm të saj, si: Martin Camaj, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Ali Podrimja, Adem Demaçi, Ridvan Dibra, Virion Graçi, Ben Blushi, Mira Meksi etj.

Rubrika mbi letërsinë shqipe bashkëkohore prihet nga një artikull problemor, që tenton të bëjë një përgjithësim të problematikave themelore të kësaj letërsie. Ndërsa, tek letërsia romantike dhe moderne janë përmbledhur disa artikuj mbi veprën letrare të Jeronim De Radës, Faik Konicës dhe Justin Rrotës.

Në artikujt për folklorin dhe letërsinë gojore shqiptare është vënë në dukje kontributi i revistës “Hylli i Dritës” dhe etërve françeskanë, por edhe i disa autorëve të tjerë, si: Baron Franc Nopça, Shtjefën Gjeçovi, Vasil Tole etj.

Në mjaft raste, punimet janë zgjeruar dhe pasuruar me informacione dhe interpretime të reja. Disa prej tyre, më të rëndësishmit, janë shoqëruar me një përmbledhje të shkurtër në anglisht.

Të dhëna

Faqe350
ISBN9789928191632
RedaktoriStefan Çapaliku
Viti i Botimit2017
VendodhjaShkodër
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë