Cmim i reduktuar! Hapat drejt vetvetes Shiko më të madhe

Hapat drejt vetvetes

Elona Spahiu A-000048

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër, do të gjeni qartësime që për mua kanë luajtur e luajnë një rol të rëndësishëm për të kuptuar jetën. “Si qëndrojnë Jeta dhe Vdekja”. “A është e ndarë Jeta nga Vdekja apo janë një?”

Më shumë detaje

12 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928450241

532 Lekë

-24%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Kur ke gjetur këtë dritë brenda vetes, gjëja e parë, që ndjen, është që sheh qartë, dhe thua si nuk e paskam vënë re më parë këtë gjë. E më pas do ta ndash atë gëzim që po përjeton me të gjithë. Është kjo gjendje e “mbushur” që më bëri të shkruaj e të ndaj me ju këto rreshta e fjalë që janë të vërtetat e mia. Janë fjalë që kam mbledhur nga ai burim që nuk rresht së thëni vetëm të vërtetën!

Ky libër është shkruar nën efektin e një gjendjeje meditative. Dhe kur e vendos veten në atë gjendje, fjala është e pastër, pa ndikimin që mendja shpeshherë ka tek ne e që përpiqet me të gjitha mënyrat të deformojë atë, fjalën e fëmijës brenda nesh. Falë meditimit tek unë u rizgjua e gjeti rrugën të dilte në sipërfaqe. E gjithë kjo është e vërteta që ndodhet brenda meje, ashtu siç është e vërteta e dëlirë! Sikur një kapitull, një faqe, një rresht apo dhe një fjalë e vetme të bëjë që të ndizet një shkëndijë brenda jush, do të ishte një shkëndijë që të çon drejt njohjes së vetvetes.

Ishte humbja e babait tim që më hapi sytë mbi vdekjen dhe rëndësinë e jetës. Kanë qenë pikërisht këto shkëndija që më bënë të ktheja sytë tek ajo që e kemi, që sa lindim e deri sa largohemi nga ky udhëtim dhe kjo është “Vetja”.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe212
ISBN9789928450241
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë