I ri Mbaro ate qe nise Shiko më të madhe

Mbaro ate qe nise

Peter Hollins BOT0895

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete liber do te njiheni me artin e ndjekjes, ndërmarrjes së veprimeve, realizimit dhe vetëdisiplinës.

Më shumë detaje

303 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ZEUS
ISBN9789928006271

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjysmë milioni libra të shitur dhe mijëra vlerësime. Besojini këtij njeriu.

Ky libër flet për taktikat praktike për të rritur vullnetin, për të ndaluar zvarritjen, për t'u përqendruar në arritjen e gjithçkaje që keni në mendje. Ju mëson si të ndiqni dhe të përfundoni atë që filloni - aftësi këto më të vlefshme nga sa i kujtoni. Këtu do të mësoni si të kombinoni aftësitë që ju mundësojnë të krijoni jetën që dëshironi, pa pasur nevojë të bëni kompromise apo të prisni. Nëse jeta juaj është një varg detyrash dhe synimesh të papërfunduara, kjo merr fund këtu. Ky libër është një kredhje e veçantë në psikologjinë dhe shkencën e arritjeve, produktivitetit dhe përfundimit të gjërave. Duhet një vështrim i hollësishëm për të kuptuar pse ndonjëherë ngecim. Ai jep zgjidhje të hollësishme hap pas hapi, të cilat mund të filloni t'i përdorni qysh sot. Çdo fazë e ndjekjes dhe përfundimit të gjërave sqarohet me aq hollësi saqë edhe profesionistët e produktivitetit do të mësojnë diçka të re. Mbi të gjitha, ky është një udhëzues për të kuptuar më mirë trurin dhe instinktet për rezultate optimale, duke rritur qëndrueshmërinë mendore.

Cilido qoftë qëllimi që keni, pengesa më e madhe jeni ju vetë. Po si ta komandosh më mirë veten? Peter Hollins nuk ju thotë vetëm që të keni besim te vetja, por ju jep këtu disa mjete konkrete dhe të dobishme për të shkuar nga pika A në pikën B. Ai zbërthen temat e ndërlikuara në copëza të përtypshme për ta kuptuar sa më mirë çështjen, veten dhe problemin që doni të zgjidhni. Qëllimet pa plane janë thjesht ëndrra. Prandaj dhe Hollins ju jep gjithçka duhet të keni për të krijuar atë jetë që synoni të keni, duke i drejtuar veprimet drejt realizimit të vizionit.

Ky libër përmban mësime

të vlefshme lidhur me:

• Rezistencën ndaj shpërqendrimeve, demotivimit, tundimeve, dembelizmit dhe justifikimeve.

• Motivimet befasuese që na shtyjnë të kalojmë pengesat.

• Rregullat e përditshme dhe një manifest që ju ndihmon të arrini qëllimet.

• Mendime të vlefshme për të parë produktivitetin nga një këndvështrim krejtësisht i ri.

• Vetëkontrollin për realizimin e qëllimeve të mëdha dhe të vogla.

• Shkencën dhe taktikën për të mposhtur lehtësisht përtacinë.

• Grackat ndaj fokusit dhe vullnetit.

• Transformimin e jetës përmes zakoneve produktive dhe shmangies së kurtheve mendore.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe208
ISBN9789928006271
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë