I ri Cmim i reduktuar! Sekreti me i madh Shiko më të madhe

Sekreti me i madh

Rhonda Byrne A-003731

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Nuk e kemi parë të vërtetën për qindra vjet, sepse nuk kemi parë atë që kishim përpara syve. Jemi hutuar nga problemet tona, nga dramat e jetës sonë, nga ngjarjet e jashtme, dhe na ka shpëtuar zbulimi më i madh që mund të bënim dhe që ishte mu para nesh. Një zbulim që mund të na bëjë të reshtim së vuajturi dhe të na japë gëzim dhe lumturi jetëgjatë.

Më shumë detaje

455 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306718

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Çdo pyetje do të ketë një përgjigje, çdo dëshirë do të plotësohet. Nuk do të të duhet më të kesh frikë, nuk do të të duhet më të vuash. Ky është zbulimi më i madh i jetës sate. Ky është fati yt. Me “The Secret”-in, më 2006-ën, Rhonda Byrne i dha jetë një fenomeni global. Ai libër themelor, në gjendje të ndryshojë jetën e personave, i ka ndihmuar lexuesit të kuptojnë fuqitë e pashprehura që gjenden në thellësinë e secilit prej nesh. Por udhëtimi i Rhonda-s nuk kishte mbaruar ende, sepse diçka brenda saj i thoshte se kishte gjëra të tjera që duheshin zbuluar. Dhe qe pikërisht kërkimi i saj i palodhur, që zgjati katërmbëdhjetë vjet, ai që e lejoi të gjente të vërtetën universale që përmbahet në këto faqe. Me një hop shumë të madh përpara, “The Greatest Secret”-i do ta çojë lexuesin përtej botës materiale dhe në një mbretëri shpirtërore ku çdo gjë është e mundur. Mësimet që përmbahen në këto faqe zbulojnë praktika të arritshme për të gjithë që mund të përdoren menjëherë dhe zbulime të thella që do t’i largojnë frikërat dhe pasiguritë, ankthet dhe dhimbjet. I pasuruar nga fjalët ndriçuese të mjeshtërve më të mëdhenj shpirtërorë të së shkuarës dhe të së tashmes, “The Greatest Secret”-i është një kryevepër që u tregon lexuesve në mbarë botën rrugën për të mos vuajtur më dhe për të pasur një jetë të mbushur me gëzim. “’The Secret’-i të tregoi si mund të jesh, të bësh apo të kesh gjithçka që do në jetë. Nuk ka ndryshuar asgjë: ato mësime janë të vlefshme edhe sot. Por libri që ke në duar bën zbulimin më të madh që secili prej nesh do të mund të bëjë ndonjëherë, duke të treguar si të çlirohesh nga negativiteti, nga problemet dhe nga gjithçka që nuk do, për të mbërritur në një jetë kënaqësie dhe lumturie të përjetshme”. Nga “The Greatest Secret” – Sekreti më i madh

Të dhëna

Faqe258
ISBN9789994306718
Titulli origjinalThe greatest secret
RedaktoriKlodiana Metani
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Beshaj