Ku eshte Ana? Shiko më të madhe

Vetëm online

Ku eshte Ana?

B.Proietti&D.Crispo A-004483

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Karlo dhe Ana Ortese janë një çift i ri pa fëmijë. Ata jetojnë në një apartament modest në Romë: ai është librar dhe troket derë më derë për të shitur libra, ajo punon në një kompani ndërtimi. Ata e duan njëri tjetrin, të paktën kështu mendon Karloja, derisa një pasdite të ftohtë dhjetori Ana zhduket pa lënë asnjë gjurmë, në mënyrë misterioze.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928061157

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Karlo dhe Ana Ortese janë një çift i ri pa fëmijë. Ata jetojnë në një apartament modest në Romë: ai është librar dhe troket derë më derë për të shitur libra, ajo punon në një kompani ndërtimi.

Ata e duan njëri tjetrin, të paktën kështu mendon Karloja, derisa një pasdite të ftohtë dhjetori Ana zhduket pa lënë asnjë gjurmë, në mënyrë misterioze.

Kështu fillon kjo dramë familjare tashmë për lexuesin edhe si roman, sepse në vitin 1976, seriali i titulluar ‘’Ku është Ana’’, mbërtheu me emocione të shumta para ekranit miliona spektatorë, dhe jo vetëm italianë.

Hetimet e policisë vazhdojnë mbi tre muaj pandërprerë në kërkim të Anës. Karloja është në gjendje ankthi, nga pritja e gjatë pa shenja shprese, pa asnjë dëshmi nëse ajo ka vdekur, është rrëmbyer apo larguar me dëshirë.

Përballë dështimit të policisë, ai vendos të shkojë i vetëm në kërkim të saj. Ditët dhe netët e Karlos në kërkim do ta çojnë në zbulimin e një misteri: Inxhinier Lari gjendet i vdekur brenda një makine.

Kush është vrasësi po Ana është e dashura apo vrasësja e tij.Në këtë rrugëtim të rrezikshëm Karloja zbulon anën e errët të Romës, metropolit të populluar me personalitete interesantë, të trazuar e të frikshëm.

Karloja, njeri kokëfortë dhe thellësisht i vetmuar, i dashuruar marrëzisht me Anën, është i bindur për ta çuar deri në fund kërkimin deri në kufijtë e të pamundshmes për te e vërteta tragjike.

Mbi njëzet milion spektatorë ishin mbërthyer fort pas ekranit të televizorit për të mësuar se ku gjendej e gjora Ana. Bashkëshorti i saj i dëshpëruar prej më shumë se një muaji udhëtonte nga njëri qytet në tjetrin në kërkim të ndonjë gjurme jete të saj.

.

Të dhëna

Faqe214
ISBN9789928061157
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiHygerta Sako