I ri Ju shkruaj në errësirë Shiko më të madhe

Ju shkruaj ne erresire

Jean-Luc Seigle BAO0446

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autori e shkruan këtë roman të bazuar në një ngjarje të vërtetë në vetën e parë, duke na bërë të përjetojmë në palcë heshtjet, ëndrrat dhe vuajtjet e Polinë Dybyison një vajze të re, një nga kriminelet më të famshme të Francës, e dënuar me vdekje tri herë nga meshkujt e kohës së saj. Romani ka marrë çmimin e publikut në vitin 2016, çmim i organizuar nga revista Elle, (që ka kurorëzuar shumë shkrimtarë të cilët më vonë janë bërë të famshëm si Paolo Coelho, Eric-Emmanuel Schmitt etj...).

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928029911

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Më 1953, studentja për mjekësi, Polinë Dybyison doli para Gjykatës së Krimeve (që na kujton fatin tragjik të shumë vajzave e grave në shoqërinë e sotme shqiptare).

Dëshmitarët që folën rreth figurës morale të saj, treguan se ajo gjithashtu ishte qethur pas Çlirimit, edhe pse harruan të thonë se atëherë ishte veçse gjashtëmbëdhjetë vjeç e gjysmë. Këto janë faktet, të pakundërshtueshme.

Polina u bë gruaja e vetme kundër së cilës Ministria e Çështjeve Publike, siç e quajnë ndryshe opinionin francez, domethënë shoqëria franceze, kërkoi dënimin me vdekje për një krim dashurie, çka nuk preku askënd në atë epokë, madje as Simonë dë Bovuar, edhe pse ajo pa te Polina Dybyison shembullin e gjallë të një gruaje të shkatërruar nga burrat.

Janë të rrallë burrat që i kuptojnë femrat. Zhan-Lyk Seglë ka arritur të hyjë në shpirtin e njërës prej tyre. Dhe jo të çfarëdolloj femre. Ka arritur të hyjë në shpirtin e Polinë Dybyison, një nga kriminelet më të famshme franceze.

Dhe të bën ta duash. Ta admirosh. Ta kuptosh. Të urresh viktimën e saj. Të urresh ata që e dhunuan. Të urresh gjykatësit. Te urresh padrejtësinë e drejtësisë. Të urresh sehirxhinjtë që ushqehen me pafajësinë e saj, me dhimbjen e saj. Të urresh një shoqëri të tërë, që me mentalitetin e saj, i heq të drejtën të dashurojë. “Njeriu nuk vdes nga dashuria, por vetëm nga mungesa e saj”, - thotë Polina.

I veshur me ngjyrat e dhimbjes, ky roman, që përpihet me një frymë, është një himn për jetën, për dinjitetin, për dashurinë.

Të dhëna

Faqe152
ISBN9789928029911
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRina Çela Grasset & Luan Rama
RomanMister&Thriller