Ayn Rand PE0157
Libër i ri
“Burimi i jetës”, botuar në vitin 1943, qe suksesi i parë letrar i Ayn Rand-it, libri i cili i solli famën botërore dhe pavarësinë financiare. Pothuajse 8 milion kopje të librit janë shitur sot në mbarë botën dhe libri është përkthyer në 22 gjuhë të botës.
6 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928162885 | |
Ky klasik i të gjithë kohërave rrëfen historinë e një arkitekti të ri dhe rebel, betejën e tij kundër standarteve konvencionale, përpjekjet për të ruajtur të pacenuar integritetin e tij për të qenë vetvetja me çdo kusht dhe në çdo rrethanë; dhe lidhjen e dashurisë shpërthyese me një grua të bukur që do ta mundë me çdo kusht, Dominikë Frenkonit, gruas së dashuruar marrëzisht dhe në mënyrë pasionale me Hauard Rorkun, por që martohet me armikun e tij më të egër; rrëfen historinë e një dënimi të egër e fanatik të një shoqërie të zemëruar kundër një krijuesi të madh. Subjekti i këtij romani përfaqëson idetë më sfiduese që mund të jenë paraqitur ndonjëherë në një vepër letrare – egoja, uni i njeriut është burimi i përparimit të shoqërisë njerëzore. I freskët sot, po aq sa kur u botua për herë të parë, ky roman flet për një hero dhe ata që përpiqen ta mundin.
“Burimi i jetës” frymëzoi një film hollivudian në vitin 1949, skenarin e të cilit e shkroi vetë Rand-i dhe heroin e të cilit e interpretoi Gary Cooper.
| ISBN | 9789928162885 |
| Viti i Botimit | 2013 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Amik Kasoruho |
| Roman | Mister&Thriller |
“Revolta e Atlasit” është romani i katërt dhe i fundit i Ayn Rand-it. I botuar për herë të parë në vitin 1957 në SHBA, ai konsiderohet si kryevepra e saj. Në një sondazh të vitit 1991, “Revolta e Atlasit” rezultoi si libri i dytë më influencues pas Biblës
Suksesi i vëllimit të parë i ka shumëfishuar lexuesit e Revoltës... Tani, heronjtë tanë ndodhen tashmë në një situatë ekonomike të vështirë, armiqtë janë identifikuar, por mbetet ende sekreti i motorit “magjik”, i zhdukjeve të mistershme dhe i “kush është Xhon Gallti?” Veç historisë që ka pushtuar mendjet e miliona lexuesve në mbarë botën, kreyvepra e Ayn...
Një nga librat më të shitur në SHBA dhe në mbarë botën dhe më me ndikim pas Biblës, “Revolta e Atlasit” ka tronditur nga themelet letërsinë moderne të shekullit të XX. I ardhur në shqip nga mjeshtri i madh, Amik Kasoruho, ky libër duhet të bëhet pjesë e jetës tuaj sepse, konsiderohet si revolta e madhe e individit për të ndaluar shkatërrimin e një sistemi...
Dashuria e pasionuar e një gruaje të re ngrihet si fortesë kundër së keqes korruptuese të një shteti totalitar.