Nora Roberts BD0362
Libër i ri
Mjaft e pasur, tejet e bukur, Uitni Mekallisterit i pëlqejnë garat me makina dhe meshkujt e rrezikshëm. Megjithëse e ngopur nga të gjitha këto, zonjusha mjaft e pasur e Manhatanit çuditet kur një i huaj me xhaketë lëkure të zezë i rrëmbën makinën e saj "Mercedes" dhe më pas plumbat fluturojnë mbi kokat e tyre. Një roman nga Nora Roberts, fituese e çdo çmimi për romancë të jashtëzakonshme dhe shkrimtarja e parë e radhitur në Hollin e Famës për Shkrimtarët Amerikanë të Romancave.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 978999433302X | |
Hajduti ndërkombëtar i bizhuterive, Dagllas Lord, është mësuar të jetojë jetën e tij gjithmonë në ikje. Dhe, si për ironi, kjo është pjesa më e bukur e profesionit të tij. Ai i përmbahet një rregulli të hekurt: punon gjithmonë vetëm. Por deri në një çast. I plagosur dhe pa asnjë kacidhe në xhep, çka e bën edhe më të shkëlqyer karrierën e tij, Dagu, pa dëshirë, pranon si bashkëpunëtore në rrugën e tij të krimit Uitnin e pasur dhe plot njohje të fuqishme. Duke lënë pas zhurmën e të gjitha gazetave për humbjen e milioneres si dhe të gangsterit dhe kriminelit në ndjekje të vazhdueshme, Dagu dhe Uitni nisen drejt egërsisë ekzotike të Madagaskarit, në kërkim të një thesari të famshëm, që mendohet se i përket kohës së Revolucionit Francez. Ajo që në fillim dukej si një aventurë ndjellëse, tashmë për Uillin është kthyer në një garë për jetë a vdekje. Dhe ajo përpiqet të manovrojë me ndjenjën e mëshirës së partnerit të saj vrasës, i cili mund të eleminojë me gjakftohtësi cilindo që i del përpara. Ndërsa për këtë të fundit, të cilit e kanë tradhtuar disa herë, ky është një rast për të gjetur thesarin dhe ndoshta një mundësi e fundit për ta nisur jetën nga fillimi. Të dy ata i futen një rruge ekzotike dhe mjaft të rrezikshme në kërkim të qëllimit të jetës së tyre. Bashkëpunimi është i tillë që ia vlen të rrezikohet jeta, por loja përmban rreziqe të jashtëzakonshme e me përfundime të tmerrshme: edhe mes atyre që mund të mbijetojnë, nuk ka as të fituar, as të humbur.
| Faqe | 512 |
| ISBN | 978999433302X |
| Viti i Botimit | 2004 |
| Vendodhja | Tirane |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Dajana Berisha |
Carter Maguire, mësues i anglishtes, nuk duket aspak tipi i saj, por rruga drejt lumturisë ka të papriturat e veta dhe dashuria të vjen andej nga nuk e pret.?
Si vajza të vogla, Mekenzi, Ema, Lorela dhe Parkeri kalojnë orë të tëra duke luajtur rolet e tyre të parapëlqyera. Vite më pas, fantazitë e tyre bëhen realitet kur ato hapin agjencinë e tyre të dasmave, për t’ia bërë realitet ëndrrat çdo femre. Me lule fantastike, ëmbëlsira të mrekullueshme dhe me çaste të magjishme të fiksuara në fotografi, kuarteti...
Mjaft e pasur, tejet e bukur, Uitni Mekallisterit i pëlqejnë garat me makina dhe meshkujt e rrezikshëm. Megjithëse e ngopur nga të gjitha këto, zonjusha mjaft e pasur e Manhatanit çuditet kur një i huaj me xhaketë lëkure të zezë i rrëmbën makinën e saj "Mercedes" dhe më pas plumbat fluturojnë mbi kokat e tyre. Një roman nga Nora Roberts, fituese e çdo...