Shtrat trëndafilash Shiko më të madhe

Shtrat trëndafilash

Nora Roberts BOT0276

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Si vajza të vogla, Mekenzi, Ema, Lorela dhe Parkeri kalojnë orë të tëra duke luajtur rolet e tyre të parapëlqyera. Vite më pas, fantazitë e tyre bëhen realitet kur ato hapin agjencinë e tyre të dasmave, për t’ia bërë realitet ëndrrat çdo femre. Me lule fantastike, ëmbëlsira të mrekullueshme dhe me çaste të magjishme të fiksuara në fotografi, kuarteti ‘Nuset’ i Nora Roberts-it tregon rrugëtimin magjik të ndjenjave të femrave drejt romancës.

Më shumë detaje

42 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
Fletët340
ISBN9789928002600

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Te ‘Shtrat trëndafilash’, stilistja e luleve Ema Grant, bashkë me shoqet, po arrin majat e suksesit në agjencinë e dasmave Uau. Edhe dashuria duket se po lulëzon për të. Ndonëse e rrethuar nga plot meshkuj, nuk e ka gjetur ende njeriun e duhur. Dhe e ka atë mu përpara hundës.
Është pikërisht Xhek Kuku. Aq i afërt me vajzat e Uaut, sa, praktikisht, është si pjesëtar i familjes. Por tani arkitekti ka filluar t’i pohojë vetes se ndjenjat e tij për Emën shkojnë shumë më përtej se ato të miqësisë. Dhe kur Ema bëhet dashuria e tij, kur puthjet pasojnë njëra-tjetrën, ata mund të besojnë te historia e tyre... dhe te zemrat e tyre...

Nora Roberts është një nga romancieret më të suksesshme me mbi dyqind romane të botuara dhe 400 milionë kopje të shtypura në mbarë botën. Mbi 150 herë romanet e saj kanë qenë në vend të parë në renditjen e gazetës prestigjioze New York Times.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët340
ISBN9789928002600
Titulli origjinalBota Shqiptare
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiNikolla Langore