I ri Vajza qe u rrembye Shiko më të madhe

Vajza qe u rrembye

Charlie Donela BOT0110

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër DY VAJZA TË RRËMBYERA
NJËRA KTHEHET, TJETRA JO...

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928008664

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Natën kur zhduken, maturantet Nikolë Kati dhe Megan MekDonald ndodheshin në një festë në plazh, në qytetin e vogël të Emerson Beit, në Karolinën e Veriut. Policia nis një kërkim masiv, por shpresat shuhen shpejt – derisa Megani arratiset nga një bunker i fshehur thellë në pyll... Një vit më vonë, rrëfimi për këtë përvojë e ka kthyer Meganin në një personazh të famshëm. Bëhet fjalë për një histori fitoreje, përveç një hollësie të pakëndshme: Nikola ende është e zhdukur.

Motra e madhe e Nikolës, Livia, mjeke e specializuar në patologjinë mjeko-ligjore, pret të gjendet trupi i motrës dhe të përcaktohet kështu fati i saj. Por, në vend të kësaj, pista e parë vjen nga një tjetër trup – ai i një të riu i lidhur me të kaluarën e Nikolës.

Livia kontakton Meganin për të mësuar më shumë rreth asaj nate fatale. Janë zhdukur dhe vajza të tjera ndërsa ajo bindet gjithnjë e më shumë se këto raste janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Megani di më shumë nga sa ka treguar në librin e saj. Copëza kujtimesh e çojnë drejt diçkaje shumë më të përbindshme nga ajo që ka përshkruar. Dhe, sa më thellë që gërmojnë ajo dhe Livia, aq më shumë kuptojnë se, ndonjëherë, tmerri i vërtetë fshihet pikërisht në gjetjen e asaj që po kërkon...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe424
ISBN9789928008664
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri
PërkthyesiAnila Duka