Edenushi dhe mami zane Shiko më të madhe

Edenushi dhe mami zane

Loreta Vaso A-000886

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dielli i përshëndeti bukur edhe mëngjesin tjetër. Ai dukej se nuk donte t’u mungonte fëmijëve në këto ditë të zymta. Krenar dhe i ngrohtë dielli shkëlqente duke i ftuar fëmijët të lodrojnë në tarracën e pallatit. Mami-zanë ka marrë me vete shumë tullumbace dhe bashkë me Edenushin po i lidhin poshtë një litari që e kanë tendosur dhe kapur në të dyja anët. Kush i prek tullumbacet me kokë, mami apo Edenushi?

Më shumë detaje

102 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928348449

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Vogëlushi vrapon dhe shtyn me kokë herë njërën dhe herë tjetrën, pas tij mami, që bën sikur ngelet pas djalit. Ai nxitet t’i shtyjë me kokë tullumbacet e kaltra, ndërsa mami të bardhat. Herë-herë ato plasin dhe vogëlushi hidhet e qesh. Pas pak i vjen pranë shoku i vet, Diegoja, dhe të dy vrapojnë duke shtyrë tullumbacet.

Më pas mami-zanë fillon të luajë me top, ajo shtyn me këmbë topin e kuq dhe ia drejton Edenit, ndërsa Diegoja vrapon pas topit të verdhë.

Vogëlushët rendin pas topave dhe mbi kokat e tyre lëvizin tullumbacet ngjyra-ngjyra. Po, po, sot tarraca u shndërrua në një fushë të vogël topash.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe48
ISBN9789928348449
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 5 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë