I ri Zgjimi i tokes Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Zgjimi i tokes

Knut Hamsun A-005493

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një burrë dhe një grua, Isaku dhe Ingeri, takohen në shkorretet e shkreta të Norvegjisë. Burri punon pa u lodhur. Rreth tij, vrasja e fëmijëve, mashtrimi, xhelozia, lakmia, progresi janë tundime ku bien me radhë gruaja dhe fëmijët e tij, të afërmit dhe armiqtë e tij. Isaku, i lidhur me tokën e tij, ka vetëm një qëllim: të hapi toka djerr. Është pikërisht përmes kësaj metafore që Knut Hamsun ka ndërtuar një roman shëlbimi, të përshkuar nga një frymë e vërtetë biblike.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928277985

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Zgjimi i tokës është gjithashtu edhe një portret i mrekullueshëm i gruas: Ingeri është arsyeja e jetës së Isakut, por, njëkohësisht, edhe ajo çka e kërcënon më shumë. Ingeri është parimi i sfidës: asaj i duhet t’i jetojë të gjitha jetët e mundshme para se të rikthehet sërish tek ai, Isaku, që nuk ndryshon kurrë. Ingeri ka udhëtuar në det, ka jetuar në qytet: tani është në shtëpinë e saj. Bota është e madhe, gumëzhin prej qenieve. Ingeri në këtë gumëzhimë, nuk është veçse një qenie njerëzore mes shumë të tjerave, të panumërta. Ja ku po bie dhe nata!

Fragment nga libri:

Shtegun e gjatë, të gjatë, mes kënetave dhe pyjeve - kush e ka shkelur para të gjithëve? Burri, një qenie njerëzore, që erdhi këtu i pari. Nuk kishte asnjë shteg para se ai të vinte në këto vise. Më pas, ndonjë kafshë, duke ndjekur gjurmët e zbehta, në shkurrishte dhe këneta, i thelloi ato edhe më tepër. E pas tyre disa laponë, duke kërkuar udhën e drerëve, ndoqën shtegun dhe morën rrugën nga fusha në fushë, në kërkim të drerëve. Kështu u krijua rruga përmes Almeningut të madh, kjo tokë e pafundme, që nuk i përkiste askujt, kjo tokë e pazot.

Burri erdhi, duke ecur drejt veriut. Mbante një thes, thesin e tij të parë, ku kishte ushqim dhe disa pajisje. Ishte i fortë dhe me pamje të ashpër, me mjekër të kuqërremtë dhe plagë të vogla në fytyrë dhe duar; shenja të plagëve të vjetra - dëshmitare të punës apo përleshjeve? Ndoshta burri kishte qenë në burg dhe po kërkonte një vend për t’u fshehur; apo ndoshta ishte një filozof, në kërkim të paqes: sidoqoftë kështu erdhi, qenia njerëzore, mes kësaj vetmie të madhe.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe384
ISBN9789928277985
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAmantia Kapo
RomanSagë&Histori