I ri Dashjuria ne kthesat e deshtimit Shiko më të madhe

Dashjuria ne kthesat e deshtimit

Suela Kalaja UET0210

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është një ritakim me të panjohurat që kemi brenda nesh dhe mund të ofrojë një perspektivë të re mbi zgjedhjet e lexuesit dhe t’i ndihmojë të kuptojnë sesi këta faktorë psikologjikë ndikojnë në formimin dhe mbajtjen e një marrëdhënieje si dhe kur ť’u thonë “STOP”, pasi të kenë kuptuar që janë bërë pjesë në këto dinamika komplekse.” Të sjella nën analizën dhe reflektimin e një psikologeje, libri bëhet një burim i vlefshëm për ata që sillen rreth këtyre dilemave dhe ndikimin që ato kanë në cilësinë e jetës.

Më shumë detaje

110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928388452

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pas rrëfimeve e ndodhive të pacientëve të saj, të dilemave të dashurisë dhe çifteve që nuk dinin se çfarë të bënin me këtë ndjenjë të furishme, psikologia klinike Dr. Suela Kalaja e gjeti veten mes dhjetëra faqeve me shënime, analizave e fjalëve të pathëna, pikëpyetje e përsiatjeve filozofike e psikologjike.

E nxitur prej tyre dhe e kredhur më tej në këtë lëmi nga eksperiencat personale, erdhi një moment që i lindi dëshira për t’i hedhur të gjitha në një libër, në formën e një manuali për ata që duan ta kuptojnë më mirë veten.

“Dashuria është një temë me rëndësi thelbësore, megjithatë që nga lindja jonë askush nuk e merr mundimin të na edukojë në fushën e marrëdhënieve”, u shpreh Kalaja gjatë promovimit të librit “Dashuria në kthesat e dështimit”, botimi i UET Press, duke shtuar se të gjitha çështjet psiko-afektive ia lëmë rastësisë dhe kështu ne ikim në mënyrë të pavullnetshme nga vetja.

“Epo ka ardhur koha të zgjidhim atë lëmsh të mrekullueshëm dhe të shohim kush jemi në të vërtetë, nëpërmejt dashurisë”, theksoi psikologia, e cila prej 20-vitesh zhvillon terapi, psikoedukim, rehabilitim të aftësive psiko-sociale, përmirësimin njohës, etj. Të qenit doktore shkencash në fushën e psikologji-pedagogji dhe përfshirja e gjerë në rastet klinike dhe ligjore i kanë dhënë njohuri të vlefshme për kompleksitetin e dinamikës psikologjike dhe kthesat që pëson natyra njerëzore nëpër proceset e ndryshme jetësore.

Ashtu siç edhe e ka nënvizuar në libër, i cili mban në kopertinë pikturën e saj, autorja theksoi se ky botim është vetëm për qëllime informative dhe këshilluese nga një profesioniste e shëndetit mendor. Këshillat dhe konkluzionet e nxjerra prej saj nuk zëvendësojnë asesi diagnozën, ndihmën teraupetike apo trajtimin profesional.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe188
ISBN9789928388452
RedaktoriSareta Hasko
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë