I ri Cmim i reduktuar! Një shkollë për Lavinjën Shiko më të madhe

Nje shkolle per Lavinjen

Bianka Pitzorno BDI0404

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pas "Dëgjoje zemrën time" që pushtoi zemrat e lexuesve të vegjël, vjen në shqip libri "Një shkollë për Lavinjën", një rrëfim që emocionon lexuesit e të gjitha moshave! Një libër i këndshëm, që të bën të mendosh për mirësinë e shpirtit të Lavinjës dhe rëndësinë e miqësisë dhe dashurisë! Nga Bianca Pitzorno, shkrimtarja më e madhe italiane, që e krahasojnë me Roald Dahlin! Vlerat e këtij libri i shtohen edhe nga skicat e të famshmit Quentin Blake.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928207783

510 Lekë

-15%

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Falë magjisë së unazës që mori dhuratë nga një zanë, Lavinja, dikur shitësja e vogël e shkrepëseve, u bë e pasur. Tani jeton në Grand Hotel, udhëton me makinë dhe ndjek Institutin Prestigj & Sukses. Por ajo ka mbetur Lavinja e dikurshme, që mallëngjehet para lypësve që kërkojnë lëmoshë. Ka premtuar se nuk do të përdorë më magjinë e unazës, por kur kukulla e Teos, kukulla që kur shtyp një buton sekret, shndërrohet në foshnje prej mishi dhe gjaku, zhduket, vajza e vogël e shkrepëseve, do ta thyejë premtimin.

Shumë gjëra do të ndryshojnë; nga shkolla e deri te fati i lypësve të vegjël.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe142
ISBN9789928207783
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDhurata Shehri