Shtrigushja ime Shiko më të madhe

Shtrigushja ime

Bianka Pitzorno A-003668

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928029805

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Azdrubal Tirinanci nuk i lan kurrë dhëmbët, është i paedukatë dhe egoist. Por është edhe një djalosh modern, që mbetet i shokuar kur lexon në testamentin e të ungjit të ndjerë se, për të trashëguar pasurinë marramendëse të tij, duhet të martohet me një shtrigë.

Ai nuk beson në ekzistencën e shtrigave, por u futet kërkimeve se si mund ta gjejë një të tillë.

Për Emilinë, foshnjën flokëkuqe që pluskon në govatë, që flet me maçokun e zi dhe që nuk pasqyrohet në pasqyrë, familja Zep mendon se janë vetëm ca rastësi qesharake.

Ndërkohë, Azdrubali, që nuk ka ndër mend të heqë dorë nga pasuria e të ungjit, më në fund zbulon një libër magjie me udhëzimet e nevojshme për të njohur një shtrigë, gruan e vet të ardhshme.

A do të shpëtojë Emilia e vogël nga kthetrat e gjahtarit të pështirë të trashëgimisë?

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe100
ISBN9789928029805
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDhurata Shehri