Visar Zhiti BOM0021
Libër i ri
Edhe kjo vepër vjen e plotësuar dhe e pasuruar me ide dhe me personazhe, me tmerr dhe me përsiatje, me domethënie e bëma nga burgu e më pas, kur po binte diktatura dhe në Shqipëri do të niste një ere e re, ajo e lirisë dhe e shqetësimeve të saj të furishme, kur shumëçka po kërkonte të gjente vetveten.
99 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
ISBN | 9789928132062 | |
Vepra monumentale e autorit të shquar, që i bën nder kombit tonë, Visar Zhiti tashmë është e plotë dhe ndodhet në të gjitha libraritë e vendit. Pas botimit të romanit “Rrugët e ferrit” ose burgologji për Spaçin, siç e quan autori, doli nga shtypi romani tjetër i tij “Ferri i çarë”, burgologjia për Qafë-Barin, një rrëfim tronditës, plot me episode befasuese, me mesazhe të thella njerëzore, me emocionin e bukur që përçon arti i lartë. Libri të përthith të gjithin duke ta mbajtur frymën pezull, ndërkohë është dokument i gjallë që dëshmon dhunën e madhe e të gjithanshme të diktaturës dhe qëndresën ende më të madhe të atyre që i dolën përballë.
Edhe kjo vepër vjen e plotësuar dhe e pasuruar me ide dhe me personazhe, me tmerr dhe me përsiatje, me domethënie e bëma nga burgu e më pas, kur po binte diktatura dhe në Shqipëri do të niste një ere e re, ajo e lirisë dhe e shqetësimeve të saj të furishme, kur shumëçka po kërkonte të gjente vetveten.
“Ferri i çarë” aq sa është vazhdim i romanit “Rrugët e ferrit” po aq qëndron dhe si vepër më vete, pavarësisht se një pjesë e personazheve janë po ata, por të shpërngulur ashtu siç dhe u ndodhi në jetë, që i kaluan të lidhur nga njëri burg në tjetrin. Ndërkaq situatat dhe personazhet, të vërteta të gjitha, me emrat e tyre përsëri, pa sajesa romanore, pavarësisht se vepra lexohet si një roman magjepsës dhe në fund të fundit është i tillë, ku autori nuk e ndjeu të nevojshëm të fantazojë dhe të shpikë, sepse siç thoshte Dostojevskij, jeta ia kalon edhe fantazisë më të çthurur.
Detyra e Visar Zhitit ishte të përzgjidhte mes përjetimeve, ta shkruante tekstin si një shkrimtar i vërtetë, ashtu siç e ka vënë në dukje dhe kritika jonë letrare. Ndërkaq Zhiti, sipas studiuesit Ali Aliu, e zotëron veprën e vet me fuqinë e një sovrani.
Në këtë roman na bëhet i njohur një tjetër burg, minierë tjetër, komandë tjetër, por po ajo përditshmëri e pabesueshme ferri, e cila kulmon me revoltën e të burgosurve, me shtypjen e dhunshme të saj, me pushkatimet e nismëtarëve. Është e vetmja vepër që na e jep qartë dhe dhembshëm këtë kryengritje të burgosurish, si nisi, pse, si u përhap, si veproi, çfarë kërkohej, si trandi diktaturën, si përsëdyti revoltën e mëparshme të të burgosurve në Spaç, të vetmet në të gjitha burgjet politike të perandorisë komuniste.
Autori, i pranishëm në revoltë, i shkrin të dyja revoltat në një si palimpsest të vetëm, që fërgëllon i përgjakur në ajër. Pas ardhjes së helikopterit qeveritar me shefat e Ministrisë së dhunës, revolta shtypet me terror dhe përfundon me tragjedi.
Romani thyen kohët dhe ngjarjet, krijon fraktura, teksti sikur çahet dhe vërshon ferri si ujë i zi dhe herë pas here duke u alternuar, ngjarjet mbërrin deri në ditët tona, ku gërshetohen ëndrrat, drita, trishtimet, dashuria, ironia therëse, zhgënjimet, humori dhe si gjithmonë shpresa si një poezi e brendshme.
Personazhe nga më të ndryshmet, që nuk shlyhen më nga kujtesa, edhe kur janë të përvijuar paksa, sepse është gjetur më e veçanta, më mbresëlënësja, së pari vetë autori, kthimi i tij në shtëpi, takimi me babanë e verbër, kështu nis romani, pastaj retrospektivat, bashkëvuajtësit njëri pas tjetrit, si Inxhinier Farka ose Fausti i Burgut, Kapitan Maksi, shqiptaro-rusi Valer Dyrzi-Tarsov piktor, Sherif Merdani - këngëtar, përkthyes të Homerit dhe të Dantes, pastaj Sokol Ngjela ose Linci siç e thërrisnin, Nurja, Tiku, Malua që u vra në burg, Vasfiu që vranë pas burgut, arkivolet në burg, vjedhja e floririt, spiunë prapë, minj prapë dhe poezi e fshehtë, etj., dhe kalimet e befta jashtë burgut apo në liri, (të cilat në roman janë në të shtypura në shkronja italike) edhe jashtë Shqipërisë, skenat e shpejta me shkrimtarët Frederik Rreshpja, Arshi Pipa, Kasëm Trebeshina, Bashkim Shehu, etj, befas muzikanti Gaspër Çucia, që e pushkatuan, gruaja e bukur, gruaja prej ëndrre, një letër e Kadaresë, shëtitja me të, kontaktet me Dritëro Agollin, etj, shtëpia botuese “Naim Frashëri”, kolektivi atje e deri edhe takimet me Jevtushenkon, Transtromerin, etj., me politikanë të lartë, me Presidentë, Berisha, Arbnori, etj, puna në gazetën e opozitës, në ambasadë, njohja me Edi Ramën, kur vinte si piktor në Lushnjë, bashkëqytetarët e tij atje, etj., fabrika e tullave, fushat e internimit, bashkëvuajtësit prapë Dine Dinia, Mirakajt, Kupi, Staravecka, etj., operativët e Sigurimit të Shtetit, përndjekjet në vijim, protestat e para, kthim mbrapa, qelitë, vdekja e Enverit, pushkatimet e dy shokëve të burgut, Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, varja e Havzi Nelës, etj, etj. dhe epilogu si një bilokacion shenjtësh, imazhi i gruas, të gjitha të ndërthura si në një film, ku siç thamë, pamjet herë ikin shpejt, marramendshëm dhe herë ngadalë si në makth.
Një ferr dantesk, 9 rrathët që përsëriten si 9 rrethimet e burgut apo si 9 kapitujt e këtij romani të çuditshëm, i rrallë për nga forma dhe përmbajtja, ku e pazakonshmja është bërë e zakonshme. Hataja e bashkuar me sinqeritetin, e nënkuptuara me të kthjelltën, zymtësia me të rëndomtën, tragjikja me martirizimin, estetika që i hap vend etikës, madje barabar, një kthim madhështor tek e vërteta dhe morali, ku humanizmi fryn më fort se erërat dimërore në atë humbëtirë. Ribërja e atij realiteti na ka dhënë një roman të shkëlqyer ekzistencial, ku jeta kapet me thonj dhe me dhëmbë pas jetës. Është mjeshtëria e Visar Zhitit, sa e lartë, po aq dhe e rrallë, po aq e papërsëritshme, siç thotë një kritik i tij, që atë vuajtje të tejshme, më mirë se kushdo e ka shndërruar në vlerë letrare.
Lloji i botimit | Hard Copy |
Faqe | 560 |
ISBN | 9789928132062 |
Titulli origjinal | Omsca-1 |
Redaktori | Loredan Bubani |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
“Valixhja e shqyer” nis me një ese, që ndërpritet, për të vazhduar si mbyllje tronditëse e librit, i cili mbart copëza kohe të një jete, që nga fillesat e saj shkrimore e deri më tani, i shoqëruar me vizatime të djalit të autorit, Atjoni, që është dhe personazh në 19 rrëfimet që përfshihen këtu, aq sa dhe mosha e tij.
Një libër me poezi, prozë dhe portrete nga kundërshtarë të diktaturave.
“Si na erdhi ai, i ndaluari…” është një rrëfim ngulmues me befasira, ku lidhen si me një fjongo të errët dy kohë e dy breza me dëshmi poezinë dhe dhembjen.
Një studim i gjerë mbi 400 faqe i Visar Zhitit, një sprovë letrare për “letërsinë tjetër”, atë që doli nga burgjet dhe internimet duke u bërë pjesë integrale e gjithë letërsisë shqipe.
Romani i ri “Këpuca e aktorit”, i shkrimtarit tonë, Visar Zhiti, me një shtrirje në tre epoka të historisë së Shqipërisë, është një sagë familjare, e populluar me personazhe fiksionalë dhe realë, e përqendruar në lojën e teatrit, në kuptimin e drejtpërdrejtë apo metaforik, në skenë dhe jashtë saj.