Te Drejtet – Dituria Shiko më të madhe

Te Drejtet – Dituria

Jan Brokken BDI0785

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Duke gjurmuar në burime të përpikta, me përkushtim dhe dëshmi të drejtpërdrejta nga familjet e të mbijetuarve, Jan Brokkeni rrëfen me hollësi një nga operacionet më të jashtëzakonshme të shpëtimit në histori, duke rindërtuar me një prozë dinamike e magnetike dhjetë ditët që Jan Zvartendajku pati në dispozicion për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816061

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

1940.

Europa tronditet nga Lufta e Dytë Botërore, qindra mijëra hebrenj kërkojnë strehim nga furia naziste në ato pak vende që janë ende neutrale. Kur Bashkimi Sovjetik pushton Lituaninë, refugjatët që kishin gjetur azil atje e që nuk kishin më asnjë mundësi shpëtimi, u mblodhën masivisht në portat e konsullatave të ndryshme, me shpresën për të marrë një vizë.

Në atë vit, holandezi Jan Zvartendajku, drejtor i degës së Philipsit në Lituani, emërohet konsull nderi në Kaunas, kryeqyteti i vendit. Po çfarë nënkuptonte saktësisht për një biznesmen të bëhej konsull nderi?

"Pothuajse asgjë," i thanë. "Ndoshta do t'ju duhet të nënshkruani disa copa letre." Por falë tij mijëra hebrenj gjetën shpëtimin. Ai nënshkroi vizat për largimin e tyre dhe garantoi hapjen e rrugës së fundit drejt lirisë: hekurudha transiberiane për në Japoni dhe më pas Curaçao, një ishull holandez në Karaibe.

Dhjetë ditë e dhjetë net aktiviteti të ethshëm për të përfunduar një mision që më vonë ra në harresë të çuditshme, por që u siguroi lirinë më shumë se tetë mijë hebrenjve.

Në vitin 1997, Jan Zvartendajkut iu dha, pas vdekjes, titulli i nderit "Të Drejtët mes Kombeve".

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe496
ISBN9789928816061
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhimi Lazri
RomanSagë&Histori