I ri William Shakespeare Shiko më të madhe

William Shakespeare

Viktor Hygo BO0612

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Kjo vepër e Victor Hugo-së kushtuar Shekspirit, vjen në shqip për herë të parë. Vjen si një amanet e një dëshirë e fundit e tim gjyshi, si një akt lirie më shumë se letërsi. Ajo shënon në dy rrafshe konvergjente kohën dhe realitetin e pamundshëm në të cilin u realizua dorëshkrimi i këtij përkthimi e mbi të gjitha përzgjedhjen kuptimplote të tij, prej një intelektuali vizionar të mbrujtur me etjen për liri, me dëshirën e arratisjes prej një bote të prangosur, duke i dhënë kuptim fillit të shprehjes së një të vërtete e cila mori udhë mes atyre ditëve që jetonte, e të tjerave që Abdulla Rami kish lënë pas në internimin e tij...

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928354945

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Kjo vepër e Victor Hugo-së kushtuar Shekspirit, vjen në shqip për herë të parë. Vjen si një amanet e një dëshirë e fundit e tim gjyshi, si një akt lirie më shumë se letërsi. Ajo shënon në dy rrafshe konvergjente kohën dhe realitetin e pamundshëm në të cilin u realizua dorëshkrimi i këtij përkthimi e mbi të gjitha përzgjedhjen kuptimplote të tij, prej një intelektuali vizionar të mbrujtur me etjen për liri, me dëshirën e arratisjes prej një bote të prangosur, duke i dhënë kuptim fillit të shprehjes së një të vërtete e cila mori udhë mes atyre ditëve që jetonte, e të tjerave që Abdulla Rami kish lënë pas në internimin e tij...

Dhe imagjinata më sjell përpara syve imazhin e atij burri në të 60-tat i cili ngrihej herët në mëngjes, kur të gjithë ende flinin, i paqtë, e i pazhurmët, zinte vend në tavolinën e drunjtë, ulur në një karrige të vjetër atje në fundin e dhomës, ai fillonte të shkruante nën dritën e feksur të agut, me frymën e shpresës së dëlirë, me ëndrrën e pritjes së një dite të re, me kujtimet e Montpëljesë në zemër, nën kërcitjen e llozeve a rënkimin e çelësave të qelisë strukur diku në mendje, vazhdonte të përkthente Hugo-në në ritualin e tij.

Ky përkthim nisi në vitet e internimit të Ramit dhe dorëshkrimet e para të lëna prej tij u takojnë fundit të viteve ’60, kur i sapo liruar nga burgu i Burrelit, dhe i detyruar të punojë në punë tejet të vështira, ai projektoi sjelljen në shqip të kësaj vepre. I dëbuar në Gosë të Kavajës, në një shtëpi të zbrazët, të zymtë e të trishtë, në pamundësinë totale të botimit apo edhe të deklarimit të kësaj pune, dorëshkrimet e tij u ruajtën prej vajzave të tij për vite e vite me radhë në një sënduk të vjetër prej druri dhe u rikopjuan tërësisht me shkrim dore nga tezja ime e mirë. Është kjo një përpjekje shumëvjeçare për t’ju përcjellë pasardhësve jo vetëm një kryevepër të Hugo-it por edhe gjurmë e një pjese të shpirtit të tij, të cilat shënojnë arratisjen e një mendjeje drejt një bote të lirë, drejt një bote të munguar por të ëndërruar, shënojnë mundin e tij për të reflektuar veten në trajtën e fjalës së Hugo-së, si një varg dëshirash, idealesh e ëndrrash të pashprehura të cilat kërkojnë të mbijetojnë, të mos humbasin e të pulsojnë… Dhe pikërisht kështu të mund të mbetet ajo më e mira, më e vërteta, e ndoshta më e bukura e asaj kohe të trazuar e të vështirë.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe440
ISBN9789928354945
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAbdulla Rami, Ermira Xhomaqi - Godo