Çarls Dikens BDR060
Libër i ri
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
| ISBN | 9789994399543 | |
| Faqe | 123 |
| ISBN | 9789994399543 |
| Viti i Botimit | 2007 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Dhimbja dhe dashuria njerëzore në librat e ?arls Dikens-it është një motiv që të çon drejt të mirës, arsyes dhe problemeve jetike të shoqërisë angleze.
Charles Dickens, një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë botërore, lindi në Portsmuth në vitin 1812. Ndër kryeveprat e tij po shënojmë: Klubi Pikuik (1836), Oliver Tuist (1838), Kënga e Krishtlindjeve (1843), Doriti i vogël (1857) etj.
Ky është një nga libër më të bukur për festën e Krishtlindjeve, i referuar përherë si botim për lexuesit e vegjël në një ditë të tillë
Një jetim pa mbrojtje, i cili që nga lindja vuan nga trajtimi i keq që I bëjnë dhe tërhiqet në një botë vjedhjesh dhe krimi, kundër vullnetit të tij.
Pasuria misterioze që fati i cakton bonjakut Pip, hedhja poshtë me mendjemadhësi e miqve të vjetër, brengat dhe vuajtjet që shënojnë udhën e ekzistencës së tij drejt pjekurisë së vetëdijshme, përbëjnë themelin e një rrëfimi ku ndjenja e fajit dhe e dhunës themelohen me shenja groteske, në sajë të të cilave komedia merr ngjyrime therëse dhe mizore.
Vendosur në Lankashir, zemra e një sistemi fabrikash deri diku të reja, rrëfenja është portretizim i industrisë së mesit të shekullit të XIX - të të Anglisë. Dikensi komenton regjimin e ashpër dhe rutinën mekanike që zbatohen me forcë mbi punëtorët dhe shtresat e tjera të shoqërisë nga Revolucioni Industrial.
Z. Pikuik shënoi çdo fjalë të pohimit të karrocierit në bllokun e shënimeve me synimin për t'ia njoftuar klubit, si një shembull i veçantë i gjallërisë së kuajve në rrethana sprovuese.
Ardhja e dy vizitorëve dhe hulumtimi i z. Uinkëll dhe i zonjushës së re me çizme me gëzof që pasoi, sipas të gjitha gjasave, do të kishte dalë një ndërprerje tejet e pakëndshme ndaj të qeshurave të forta të të pranishmëve, po të mos kish qenë për harenë e z. Pikuik dhe humorin e shkëlqyer të të zotit të shtëpisë, të cilat i vunë në punë plotësisht për të...
Libri më i famshëm i Carls Dikens vjen në këtë botim i përshtatur për lexuesit e vegjël.
Romanin "Një këngë feste" është një libër i dashur për breza e breza të tërë lexuesishm që vjen edhe për lexuesit në shqip.
Në romanin e tij autobiografik, autori tregon vuajtjet dhe peripecitë e një fëmijërie të rritur pa baba, nën diktatin e njerkut dhe motrës së tij të pashpirt; rruga e vështirë e tij për mbijetesë dhe suksesi i arritur si shkrimtar. Padyshim, “David Koperfildi” bën pjesë ndër librat autobiografikë më të arrirë...
Në librin e tij Oliver Tuist, shkrimtari i njohur anglez me famë botërore Çarls Dikens, rrëfen me stilin e tij të hollë historinë e një djaloshi të rritur jetim, i cili megjithë vështirësitë e jetës, arrin të bëjë një jetë të pastër e të dëlirë. Oliver Tuist është një vepër e mrekullueshme në të cilën dalin në pah fuqia e mirësisë, vlerat njerëzore,...
Çdo ditë shtresat popullore zhyteshin në skamje dhe klasa borgjeze bën të paditurin ... Një histori e trishtë dashurie e ngjizur nën hijen e gijotinës ... Në këtë kryevepër botërore të Dikensit, do të njiheni me tmerrin, terrorin dhe fytyrën e akullt të vdekjes përgjatë ditëve te Revolucionit Francez dhe krahas kësaj, do të ndjeni forcën e dashurisë,...
Oliver Tuisti është një djalë jetim dhe i varfër, të cilin e trajtojnë egërsisht në një strehë vorfnore. Pa asnjë kacidhe dhe i uritur, ky merr rrugën për Londër, po bëhet viktimë, duke rënë nën kthetrat e një bande grabitësish e xhepavjedhësish, që kryesohej nga krimineli Fexhin. Pas miqësimit me një zotëri bujar, në kohën kur burri bie pre e vidhet nga...
Në romanin e tij autobiografik, autori tregon vuajtjet dhe peripecitë e një fëmijërie të rritur pa baba, nën diktatin e njerkut dhe motrës së tij të pashpirt; rruga e vështirë e tij për mbijetesë dhe suksesi i arritur si shkrimtar. Padyshim, “David Koperfildi” bën pjesë ndër librat autobiografikë më të arrirë...