I ri Qasje artit poetik Shiko më të madhe

Qasje artit poetik

Aristoteli A-005885

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Poetika e Aristotelit vjen me një përkthim të tretë në shqip, pas përkthimit të Sotir Papahristos dhe Murat Bejtjas. Përkthyesi dhe studiuesi i njohur Anton Nikë Berisha është konsultuar me përkthimet e poetikës në disa gjuhë dhe ka pasur në fokus konceptet letrare. E veçanta e këtij botimi është edhe një studim i bërë nga përkthyesi për tekstin dhe shënime të tjera që e shoqërojnë tekstin.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN9789928303377

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Përmes shqipërimit të këtij varianti të Poetikës së Aristotelit, përkthyesi, studiuesi dhe pedagogu i njohur Anton Nikë Berisha ka synuar që ti afrohet sa më shumë kuptimit të tekstit origjinal, i cili ndonëse është shkruar rreth 2300 vjet më parë përbën një sfidë të madhe për tu përcjellë tek lexuesit, sidomos tek studentët, profesorët dhe studiuesit në veçanti. Prandaj, përkthyesi është konsultuar me variantet e Poetikës në serbo-kroatisht, italisht, anglisht dhe gjermanisht, me qëllim që të vijë në shqip teksti më i plotë, më i saktë dhe më i artikuluar konceptualisht. Së dyti, ti bëhet një analizë e detajuar librit, e cila është pjesë e parathënies së librit “Poetika”. Ende sot e kësaj dite vijojnë diskutime mes teoricientëve, estetëve dhe studiuesve rreth këtij traktati të studimit të letërsisë. Në fund të librit, përkthyesi ka sjellë edhe të dhëna bibliografike për përkthimet dhe studimet që i janë bërë librit “Poetika” të Aristotelit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe186
ISBN9789928303377
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnton Nike Berisha