Welcome to Chestnut Springs: the...
Onufri është një shtëpi botuese e pavarur shqiptare me qendër në Tiranë, Shqipëri dhe një dege në Prishtinë. Onufri u themelua në vitin 1992 dhe konsiderohet si shtëpia kryesore për botimeve e punimeve klasike dhe shkencore në gjuhën shqipe.
Ajo gjithashtu boton edhe vepra të autorëve dhe studiuesëve të huaj në italisht dhe anglisht. Shtëpia Botuese Onufri ose Onufri Botime është emërur sipas piktorit të shekullit të 16të Onufri.
Themeluesi i shtëpisë botuese dhe Drejtor Ekzekutiv i tanishëm është Bujar Hudhri.
Në vitin 1992 Bujar Hudhri themeloi Onufrin shpejt pas rënies së komunizmit me një vizion për të vazhduar përhapjen e kulturës shqiptare në një kohë të historisë së Shqipërisë, kur popullata e saj ishte e magjepsur me veprat e huaja.
Tregimet e Schweblin kanë ndjenjën e një nate pa gjumë, ku çdo hije dhe përplasje në errësirë marrin implikime të mëdha, duke e lënë pulsin tuaj të rrahë shpejt, dhe të turbullt linjën mes reales dhe të çuditshmes.
Pas pesë vëllimeve me poezi, Axhami vjen me përvojën më të mirë të saj deri më tani, me kulminacionin poetik, me përsosje të teknikave poetike, dhe me përvetësim të ndjesive më të thella shpirtërore dhe kolektive