Kategoritë

Ofertat

  • Toka e mire

    Gjatë mbretërimit të perandorisë së...

    700 Lekë -30% 1 000 Lekë

Produktet më të shikuara

Lista e librave sipas Shtëpisë Botuese PEGI

Shtëpia botuese Pegi ka intensifikuar aktivitetin e saj në botimin e teksteve shkollorë duke filluar nga 2005, kohë kur sektori i librave shkollorë u liberalizua nga qeveria shqiptare. Brenda disa viteve, shtëpia botuese Pegi u bë një prej botuesve kryesorë për segmentin e shkollave në Shqipëri me mbi 70 tituj në qarkullim. Tashmë, ka edhe botime cilësore në fushën e letërsisë artistike, e fokusuar kryesisht te letërsia e huaj dhe promovimi i disa romancierëve shqiptarë

për faqe
Shfaq 257 - 282 nga 282 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Adriatike Lami vjen me një vëllim të ri me poezi “Tango në prill”, duke kulmuar arritjet e saja poetike, duke shënuar përsosje të teknikave poetike, dhe duke rrokur një botë plot pasione, energji, harmoni dhe muzikalitet.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    "Të bukur dhe të mallkuar", botuar për herë të parë më 1922, është romani i dytë i shkrimtarit F. Scott Fitzgerald. Ai eksploron dhe portretizon shoqërinë e kamur amerikane nëpërmjet dy personazheve, aspirantëve aristokratë të Epokës së Xhazit, Antoni dhe Gloria Paç. Që të dy, burrë e grua, personifikojnë shoqërinë e zvetënuar njujorkeze të viteve '20, të...

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Një bashkëbisedim mes Michel Platinisë dhe gazetarit francez Gerard Ernault. Me një parathënie nga gazetari Andi Bushati. "Michel Platini, për shumë shqiptarë të viteve 80, ishte një nga simbolet e asaj bote të ndaluar, magjinë e së cilës ne mund ta perceptonim vetëm nga ekrani.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Alisia Bakëll është gruaja e një menaxheri simpatik reklamash. Ajo është dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri. E pakënaqur me jetën, vendos të marrë pjesë në një sondazh online mbi martesën në sek XXI. Me përdoruesin "Gruaja 22", ajo zbulon se anonimiteti është çlirues. Por ajo fillon edhe të ndiejë gjëra që nuk duhet t'i ndiejë, gjëra që ka kohë që...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    “U nisa në kërkim të Rubinit të Zjarrit me nëndetësen e verdhë të profesor Voltit. Sa shumë rreziqe kishte në pyllin misterioz të Amazonës! Milingona gjigante, merimanga leshtore, piranja të uritura dhe bimë mishngrënëse... I ndihmuar nga pasardhësit e Inkansve, do të arrij t’i tregoj vendin një bande brejtësish të paskrupullt që shkatërron pyllin e çmuar!”

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019! “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Asnjë sistem teokratik apo diktaturë nuk mund të jetojë përgjithmonë dhe goditja finale do t’i vijë nga brenda.

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurrë së kujtuari?Një verë. Një dashuri e ndaluar. Një e fshehtë që ndryshoi gjithçka.Beti dhe burri i saj i dashur dhe ...

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Një rrëfim i shtruar, qetësues në sipërfaqe, e megjithatë mbartës i kontradiktave të modernitetit tonë sa të ngutur, aq edhe të vonuar. Përmes syve të rrëfimtarit, një personazh sa karizmatik aq edhe enigmatik,njihemi me një histori dashurie të hershme

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Motra e Jeronim Stiltonit, është e dërguara e posaçme e Jehonës së Brejtësit. Është gjithnjë e gatshme të niset për udhëtime aventurore prej nga kthehet me artikuj dhe fotografi të bujshme. Tea ka lidhur miqësi të ngushtë me pesë studente të Miushfordit:  Koletën, Nikin, Pamelën, Polinën dhe Violetën… Ato janë zemra e grupit Tea Sisters!

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Trafiku i qenieve njerëzore, tragjeditë që ndodhin në Kosovë dhe drama të tjera njerëzore shqiptare vijnë të rrëfyera përmes mjeshtrisë së shkrimtarit italian Renato Di Lorenzo

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin “Tregime të rinisë” nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist, herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Babagjyshin e përfytyrojnë të ulur pranë zjarrit bubulak, duke lexuar me kërshëri çdo letër fëmije dhe duke menduar se cili prej tyre do të meritonte një dhuratë në Natën Magjike. Por, në të vërtetë, gjërat janë paksa më ndryshe!

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Një histori e madhe rritjeje, lavd për paqen dhe vlerën e diversitetit.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Numri 12. Që kur kam punësuar bashkëpunëtoren time të re, Pinki Pikun, ç’nuk më ka ndodhur. Një herë madje, më detyroi ta kaloj Vitin e Ri në Polin e Veriut, majë një ajsbergu, pa një copë djathi për të ngrënë, duke kërcyer tango për orë të tëra…    

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Ky është botim në ndihmë të maturantëve për tu përgatitur për provimet e Maturës Shtetërore. Autorët janë ekspertët më të mirë në lëndën e matematikës.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Ky liber ju vjen ne ndihme te gjithe gjimnazisteve te klases se 11, te cilet duan te permiresojne aftesite e tyre ne lenden e matematikes, permes berjes se ushtrimeve plotesuese. Teksti eshte hartuar nga dy ekspertet me te mire ne lenden e matematikes, Neritan Babamusta dhe Edmond Lulja

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Një triller psikologjik, që ngërthen fatin e dy grave: të mirën dhe të mistershmen, në një vorbull dysie, vdekjeje dhe mashtrimi. Libri vjen në shqip nga gazetari i njohur Blendi Salaj

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Në një mbrëmje të butë të vitit 1971, pesë gra mblidhen në një dhomë ndenjje të vogël në rrethinat e Londrës. Me një humor të mençur dhe ironik, autorja na shoqëron përmes vijimit njëzetvjeçar të jetës së këtyre grave, teksa qëllimet e mira lihen mënjanë, pre e politikës, seksit dhe tradhtive.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Forca e shtypjes është në përpjesëtim të drejtë me forcën e rezistencës e me dëshirën për liri, në Kroaci a kudo. Kjo histori përgjimesh e lufte për mbijetesë, si dhe përpjekjesh për ringritje, mund të jetë zhvilluar gjatë verës së vitit 1943, a kurdoherë.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Nuk është në stok

    Kjo nuk është vetëm saga e një familjeje të pasur, por edhe saga e fajeve dhe përgjegjësive që mblidhen mbi njëra-tjetrën, si të ishin kukulla të vogla të verbra, që na lënë gjithmonë me pyetjen: “Po individi, ç'rol luan këtu?” Ky roman është vlerësuar mes 100 romaneve më të mira të Shekullit të XX në Britaninë e Madhe

    1 400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Romani "Yjet nuk vishen kështu" është I pari nga Trilogjia e Dhimbjes. Tema e Yjeve është trafiku i njerëzve, skllavërimi, tortura, rrënimi i shpirtit, shndërrimi në prostituta, vdekja e pareshtur. Yjet nuk vishen kështu nuk bën të lexohet nga ata që kanë zemër të dobët.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Një roman jashtëzakonisht prekës dhe emocionues mbi kujtesën, dhimbjen dhe dashurinë.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Krizat ekonomike e shpirtërore dhe pasojat e tyre janë të ngjashme, pavarësisht vendit dhe kohës ku ndodhin. Këtë çështje ngre romani i Donal Ryan, i cili është fitues i Çmimit Europian të Letërsisë për vitin 2015. "Zemra vërtitëse" ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe ka fituar The Guardian First Book Award, (2013) çmimin "Libri i Vitit" në Çmimet e...

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Duke përshkuar historinë e Alisës dhe të Fricit, autori ndalet, me ironi, mbi aspekte të shumta që karakterizojnë marrëdhëniet në çift. Nga takimi me vjehrrit e ardhshëm, në hapat e parë në botën e punës, nga dashnorja e flaktë dhe depresive, te ndjekja e dehur në një varrezë, romani i David Foenkinos-ë është një karusel marramendës situatash që na duken...

    800 Lekë
    Në stok
Shfaq 257 - 282 nga 282 libra