Kërko më tej
Subcategories
Kryevepra e Hygoit të madh, një libër që jo vetëm të tërheq me fjalën e ndezur e të figurshme por edhe me subjektin e jashtëzakonshëm.
Alisia Bakëll është gruaja e një menaxheri simpatik reklamash. Ajo është dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri. E pakënaqur me jetën, vendos të marrë pjesë në një sondazh online mbi martesën në sek XXI. Me përdoruesin "Gruaja 22", ajo zbulon se anonimiteti është çlirues. Por ajo fillon edhe të ndiejë gjëra që nuk duhet t'i ndiejë, gjëra që ka kohë që...
Ky libër përshkruan gjallërisht dramën e një njeriu të përcarë midis pasionit të tij dhe nderit, familjes e presionit shoqëror. Historia përqendrohet rreth jetës së një cifti të sapofejuar të shoqërisë së lartë njujorkeze. Një grua e re dhe e bukur, por e damkosur nga një skandal bashkëshortor, hyn në jetën e tyre. Lumturia e "ciftit të përkryer" fillon...
Romani “1984” është vizioni tmerrues i George Orëell-it, i një të ardhmeje totalitare në të cilën çdo gjë dhe çdokush është skllav i një regjimi tiranik.
Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve të saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet...
Shumë njerëz ecin në jetë duke kërkuar dhe nuk e gjejnë kurrë shpirtin e tyre binjak. Ti dhe unë e arritëm, por për një periudhë të shkurtër. Kjo është e trishtueshme, por kjo është jeta. Fëmijëri e ëmbël: ata mund t'ia plotësonin fjalitë njëri – tjetrit edhe kur grindeshin, edhe kur qeshnin.
Vetëm gratë dhe vajzat lejohen në Manastirin e Kuq, një parajsë larg abuzimit dhe shtypjes. Maresi, një rishtare trembëdhjetëvjeçare, mbërriti atje në mes të dimrit të urisë. Tani jeton një jetë të lumtur në manastir, e mbrojtur nga Nëna dhe tek i gëzohet bibliotekës së madhe në Shtëpinë e Diturisë, vendit të saj të preferuar.
ZËRAT E NATËS është pjesa e tretë e trilogjisë që nis me romanin "Aromat e vjeshtës" dhe vazhdon me "Vals në shkretëtirë".
Ferma e kafshëve është shembulli i përkryer se si ideja e një socializmi sipas volisë së dikujt fillon të hedhë rrënjë për t’u shndërruar në një diktaturë komuniste.
Nje roman i mrekullueshem sidomos per te rinj, ku tregohet raporti mes nje vajze te vogel dhe violines. Permes ketij romani do te hapet nje bote e madhe, plot pasion dhe mister ne rrugetimin drejt artit dhe historise njerezore. Ky liber rekomandohet per lexim per lexuesit e moshes 12 vjeç dhe lart.
“Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net” është një arritje që të lë gojëhapur dhe një testament i fuqisë së tregimit.
“Ëndrra e xhaxhait” është një novelë e shkurtër, të cilën autori e shkroi shtatë vjet para se të shkruante “Krim dhe ndëshkim”. Në këtë novelë, një nënë ambicioze, Maria Alexandrovna Moskalyova, përpiqet të martojë vajzën e saj 23-vjeçare Zina me të moshuarin Princin K, një i afërm i cili po kalon në qytetin ku jeton familja. Vajza, pas shumë përpjekjesh,...
Një histori që na mëson se ç'është e aftë të bëjë ose të mos bëjë qenia njerëzore
Frymëzuar nga ngjarje të vërteta, Kompaníková ka shkruar një histori të jashtëzakonshme rreth marrëdhënieve të fëmijëve dhe prindërve në shoqërinë moderne. Kritikat ndaj shoqërisë dhe pyetjet e shumta të rëndësishme që ajo ngre mbi këto marrëdhënie e bëjnë atë, sipas shumë njerëzve, pikën e kthesës së letërsisë bashkëkohore sllovake.
Stalingrad, shkruar nga autori Vasily Grossman, është një histori mbi betejën e ndodhur në qytetin e Stalingrad gjatë luftës së dytë botërore. Grossman ka arritur të përshkruajë me një stil origjinal atë që konsiderohet si një nga luftërat më makabre. Vlerësuar si "lufta dhe paqja" e shekullit të 20-të, kjo vepër është një dëshmi e pasur mbi realitetin e...
Por në kontrast me klimën e ashpër të kohës, gjallëria dhe hareja që pluskon në romanin “Palieteri”, tingëllojnë si një “odë” e vërtetë për gëzimin dhe kënaqësitë e jetës. Kjo vepër që më së shumti ngjason me një tablo ornamentalo - folklorike, është një himn për dashurinë, dhe arrin të depërtojë me elegancë në skutat e errëta të individit, duke e...
Një tjetër triller policesk me enigma matematikore, në të cilin, personazhi qendror Petro Eleftheriadhi, thirret për ta zbardhur një çështje, dy vjet para ngjarjeve të cilat lexuesi do t'i njohë në romanin "Në syrin e demit".
Ky roman mbështetet në një ngjarje të vërtetë. Është historia e dy grave që i përkasin një kohe tjetër, ku fati i detyron të bashkëjetojnë me të njëjtin burrë. Kjo nuk ishte në dëshirën e tyre, por të ligjit të maleve, Kanunit. Një nënë, për hir të fëmijës, mund të pranojë edhe ligjin më poshtërues. Në fillim është xhelozia e më pas urrejtja, të cilat, së...
Ata që e kanë dashuruar romanin “P.S. Të dua”, kanë pritur me ankth vijimin e historisë së Olit dhe tashmë, “Pusulla dashurie” është në duart e tyre. Edhe në çastet e mbrame, njeriu gjen lumturinë në dashurinë e të shtrenjtëve të vet.
Letra për mbretin është historia drithëruese e betejës së një djaloshi kundër së keqes, që shtillet e pështillet në një botë të magjepsur kalorësie, guximi dhe miqësie të vërtetë...
Iva Musaraj pas sprovave per femije vjen per lexuesit me nje roman, ku imagjinata ngjizet me realitetin e vitit te pandemise, e cila ndryshoi raportet ndernjerezore dhe kuptimin per jeten.
Elektra eshte nje nga veprat me te rendesishme te Euripidit dhe nje nder kryeveprat e letersise antike greke, ku rrok raportet mes vajzes dhe nenes atevrasese. Kjo tragjedi vjen ne shqip e perkthyer nga Aristotel Spiro.
Romani ‘E hëna e parë e dhjetorit’ i autorit Ledion Krisafi, është shkruar nga një njeri me mjaft talent, me njohuri të shumta gjuhësore, me një njohje të thellë të zonës jugore, të cilën përshkruan në këtë libër dhe me përpjekje të lavdërueshme të zhbirilimeve psikologjike të shpirtit njerëzor
Skifter Kellici sjell nje histori te vertete te renies se avionit ushtarak amerikan ne zonen e Belshit dhe perpjekjen e tyre per t’ju shpetuar forcave gjermaneve, ku jepen te dhena per ndihmen qe dhane familjet shqiptare dhe forcat partizane dhe balliste. I mbushur me detaje dhe fakte historike, kjo sage te befason per menyren e rrefimit
Një debutim mahnitës, ku një fëmijë misterioz u mëson dy të panjohurve se si të dashurojnë dhe të kenë përsëri besim tek të tjerët dhe te vetja