Në këtë libër Mirza Bashir-ud-Din Mahmud Ahmed, parashtron dhjetë argumente nga Kurani i Shenjtë për të treguar me forcë bindëse se ekzistenca e Zotit mund të vërtetohet me siguri të plotë dhe në një mënyrë që nuk mund të hidhet poshtë.
Libri “Filozofia e mësimeve të Islamit” është ligjërata më e përgëzuar që u mbajt në këtë konferencë dhe që u përgjigjet këtyre pyetjeve në dritën e Kuranit të Shenjtë. Si i tlllë, ky libër, i shkruar nga Mirza Ghulam Ahmedi i Kadijanit, përbën një komentim mbresëlënës të Kuranit të Shenjtë.
Profeti Muhammed, Profeti i Islamit padyshim është një nga personalitetet më të diskutuara të historisë së njerëzimit. Në këtë biografi të tij, gjurmohet gjallërisht e natyrshëm jeta e tij deri në detaje. Lexuesi do të arrijë një depërtim autentik në historinë jetësore të një njeriu, i cili si askush më parë e ndryshoi historinë e njerëzimit.
Janë vetëm shtatë vargje por secili prej tyre mbart një det kuptimesh dhe dijesh. E tillë është surja El-Fatiha, kaptina e parë e Kuranit të Shenjtë. Me një depërtim të thellë në këtë sure, lexuesi kupton që ajo është si një prizëm, të cilën nga do ta kthesh, tregon ngjyra të reja. I tillë është ky komentim brilant i kësaj kaptine të Kuranit. Libri ndër...
Në këtë libër, Mirza Masrur Ahmedi, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia paralajmëron botën për rreziqet që vijnë me shpejtësi drejt saj dhe e udhëzon sesi ajo t’i shpëtojë shkatërrimit e të ndjekë rrugën për të arritur paqen.